
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri, ka publikuar një video ku shihet efektivë të armatosur. Sipas Pampurit, efektivët kanë qenë të armatosur të sheshin e Teatrit Kombëtar, mbrëmjen që u shemb godina.
Në video, Pampuri ballafaqon fjalët e Ramës, që thotë se nuk ka pasur efektivë të armatosur me pamjet kur tregohen policët me armë e kallash në krahë.
“Ky eshte Edi Rama, kryeministri me personalitet te shumefishte.
Police te armatosur, te dhunshem, me urdher te ketij personazhi psikopatologjik ne krye te shtetit, i cili nga njera ane urdheron te dhunohen artiste, e qytetare te ndershem, nga ana tjeter, aktron e mohon gjithcka. Vota e qytetareve do te jete fundi i tij,”– shkruan Pampuri krah videos.
Në një lidhje me Sktype në News 24 , kryeminsitri Edi Rama mohoi kategorikisht që të ketë pasur efektivë të armatosur pranë Teatrit Kombëtar.
(f.m/dosja.al)