Showbiz

“Më ka ngelur gozhdë në mendje”/ Renato Mekolli i kërkon falje nënës së tij: Lekët nuk kanë as edhe një vlerë

Renato Mekolli i kërkon falje nënës së tij për vitet që ka qëndruar larg saj.
Featured image of article: “Më ka ngelur gozhdë në mendje”/ Renato Mekolli i kërkon falje nënës së tij: Lekët nuk kanë as edhe një vlerë Renato Mekolli dhe nëna e tij

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme në show-n” Hells Kitchen”, Renato Mekolli  ftoi nënën e tij. Ai i kërkoi publikisht falje nënës së tij për vitet që ka qëndruar larg saj.

“Unë dilja me shoqërinë se jemi të rinj dhe nuk e kuptojmë. Kur të kam dhënë lekët më ke thënë: ‘Reni mami nuk ka nevojë për lekë, mami ka nevojë ta mbështesësh, të më japësh puthje, të më duash fort, lekët nuk kanë rëndësi për mua’ dhe kjo gjë mua më ka ngelur në mendje gozhdë. Dua të më falësh nëse ju kam bezdisur, nëse nuk ju kam dhënë shumë dashuri dhe mendoj se lekët nuk kanë as edhe një vlerë. Gjëja më e shtrenjtë duhet mbajtur fort”,  u shpreh Renato me lot në sy.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Hells Kitchen” u fitua nga Françesko Tuku. Përveç çmimit, Françesko fitoi edhe një kontratë pune 1-vjeçare në restorant “Umami”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment