Showbiz

‘Më ka ndryshuar jeta’, ish-velina e ‘Fiks Fare’ tregon suksesin si modele jashtë vendit

Ish-velina brune e programit investigativ “Fiks Fare” në “Top Channel”, Anisa Mukaj la Shqipërinë për nisur karrierën si modele jashtë vendit, jeta i ka ndryshuar shumë pas kësaj lëvizje.
Featured image of article: ‘Më ka ndryshuar jeta’, ish-velina e ‘Fiks Fare’ tregon suksesin si modele jashtë vendit Anisa Muka.

Jeta e bukuroshes brune , ish-velinë e programit investigativ “Fiks Fare” në “Top Channel” , Anisa Mukaj ka marrë një kthesë të paimagjinueshme që prej largimit nga Shqipëria. Ajo nisi një karrierë të re jashtë kufijve dhe me fotot e fundit në Instagram, tregoi sesa po e shijon këtë moment.

Në më pak se dy vite, duket se ajo ka ecur shumë mirë me karrierën, nisur nga kontratat e punës. Ajo ka treguar për “Panorama Plus”se vetëm për dy javë arriti të nënshkruante një kontratë 2-vjeçare me “Major Model Management”, një nga agjencitë më të mëdha dhe më të suksesshme në Milano.

“Për momentin, jam në Stamboll, jeta ime ka ndrushuar. Pasi më ka marrë përsipër një agjenci shumë e mirë këtu, kështu po eci shumë mirë, pasi pozoj për firma turke, katalogë, sfilata dhe website”, -tha ajo.

Gjithashtu, ish-velina tregoi se edhe pse ajo nuk ndihet ashtu, të gjithë e krahësojnë me aktoren amerikane: “Pavarësisht se unë nuk shoh ndonjë ngjashmëri, më kanë krahasuar me aktoren amerikane, Catherine ZetaJones”.

Marrë nga Panorama Plus 

Shto Koment