
TIRANË- Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, para një jave është bërë nënë për herë të dytë ku bashkë me partnerin e saj, Eduart Grishajn, mirëpritën në jetë një djalë.
Gjithashtu, moderatorja ka dhe një djalë tjetër, Jon nga martesa e parë. Dhuratat për mdoeratoren nuk kanë të mbaruar të cilat ajo nuk ka nguruar për të na i treguar në llogarinë e saj të Instagramit.
Së fundmi, moderatorja ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory ku shihet një pako e madhe pa pusull, ku brenda saj ndodhen produkte bebash, teksa ajo ka bërë thirrje që personi “misterioz” që fshihet pas saj t’i shkruaj që ajo ta falenderojë.

(s.s)/dosja.al