LIVE UPDATES
Bota

Më i rëndësishmi në karrierën e tij prej pesë dekadash! Vendimi i madh i Joe Bidenit në SHBA

11 Prill 2020, 19:56 Nga DOSJA
Më i rëndësishmi në karrierën e tij prej pesë

SHBA– Joe Biden përballet me vendimin më të rëndësishën në karrierën e tij prej pesë dekadash: zgjedhja e një kandidati ose kandidateje për nënpresident. Kandidati demokrat për president pritet të shpallë javën e ardhshme një komitet për të shqyrtuar kandidatura të mundshme për postin e nënpresidentit, sipas tre demokratëve që janë në dijeni të situatës që folën me agjencinë Associated Press me kusht që të mos identifikoheshin për të diskutuar planet e brendshme. Zoti Biden, që vetë ka qenë nënpresident, ka premtuar që të zgjedhë një grua dhe u tha donatorëve demokratë këtë javë se ekipi i tij ka folur për ta shpallur emrin mjaft përpara kuvendit të demokratëve në gusht.

Zgjedhja e një kandidati për nënpresident është gjithmonë një vendim kritik për një kandidat presidencial. Por është veçanërisht një vendim urgjent për 77 vjeçarin Biden, i cili nëse fiton do të ishte presidenti më i moshuar në historinë amerikane.

Vendimi bëhet edhe më i rëndësishëm mes pandemisë së koronavirusit, që përveç kostos në jetë njerëzish, kërcënon të rrënojë ekonominë botërore dhe të përcaktojë tonin e një administrate të mundshme Biden. “Do të vazhdojmë të jemi ose në krizë, ose në proces rimëkëmbjeje dhe ai do të dojë një nënpresident ose nënpresidentte që mund ta menaxhojë atë situatë. Është një vendim shumë më i rëndësishëm se sa do të ishte në rrethana normale”, thotë Karen Finney, një strategjiste demokrate që ka punuar në fushatën presidenciale të Hillary Clintonin në vitin 2016.

Zoti Biden përballet me presion në shumë fronte. Ai duhet të konsiderojë dëshirat e elektoratit të partisë së tij, që është i larmishëm nga ana racore, etnike dhe ideologjike, sidomos ato të grave afrikano-amerikane që ndihmuan që ai të dalë në krye të kandidatëve demokratë. Ai duhet të balancojë ato shqetësime me dëshirën për një partner ose partnere në qeverisje që të jetë “e pëlqyeshme” dhe “e gatshme të jetë president menjëherë”.

Këshilltarja e përgjithshme e fushatës, Dana Remus, dhe ish-këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Bob Bauer po menaxhojnë fazat e para të procesit, duke mbledhur informacion për kandidaturat e mundshme. Demokratët që kanë lidhje me emrat e mundshëm thonë se ata nuk janë kontaktuar ende.

Zoti Biden ka lëshuar sinjale për mënyrën e tij të të menduarit, Ai ka thënë se mund të përmendë lehtësisht 12 deri në 15 gra që plotësojnë kriteret, por se do të konsideronte nga 6 deri në 11 kandidatë. Ai nuk ka lënë të kuptohet nëse do të shohë mes anëtarëve të senatit, ku ka shërbyer për gjashtë dekada, tek guvernatorët apo në qarqe të tjera. Disa këshilltarë të zotit Biden thanë se fushata e tij ka dëgjuar nga shumë demokratë që duan që partnerja e tij, të jetë një grua me ngjyrë. Gratë afrikano-amerikane kontribuan që të shpëtonin fushatën e zotit Biden pas një fillimi jo shumë premtues në Ajova dhe Nju Hamshër, me shumicë të bardhë.

“Gjëja më e mirë që mund të bësh për të gjitha segmentet e popullsisë, është të fitosh. Ai ka treguar se është i përkushtuar ndaj larmisë racore që nga fillimi. Por kjo duhet të mbështetet tek ata tek të cilët ai ka besim”, tha bashkëkryetari i fushtatës së zotit Biden, Cedric Richmond, një kongresmen nga Luiziana dhe ish-kryetar i Grupit të Kongresmenëve Afrikano-Amerikanë. Zoti Biden e ka lavdëruar shpesh senatoren nga Kalifornia, Kamala Harris, një ish-rivale që e mbështeti atë në mars dhe bëri fushatë për të.

Ai ka folur pozitivisht edhe për Stacey Abrams, që ishte kandidate për guvernatore në vitin 2018, dhe nëse do të kishte fituar do të kishte qenë e para guvernatore afrikano-amerikane në historinë e Shteteve të Bashkuara. Guvernatorja nga Nju Meksiko Michelle Lujan Grisham, është guvernatorja e vetme demokrate jo e bardhë. Ish-udhëheqësi i shumicës në senat, Harry Reid i Nevadës, sipas njoftimeve mbështet senator e shtetit të tij, Catherine Cortez Masto, një hispanike.

Senatorja nga Ilinoi, Tammy Duckworth është një veterane që ka humbur këmbët në luftë. Ndërsa anëtarja e Kongresit nga shteti i Floridës, Val Demings, një afrikano-amerikane ndihmoi në përpjekjet për shkarkimin e presidentit Donald Trump. Megjithatë të katërta ato janë pothuajse të panjohura në skenën kombëtare. Zoti Biden mund të dalë nga Uashingtoni dhe të zgjedhë guvernatoren e Miçiganit, Gretchen Whitmer. Ajo është vlerësuar gjatë kohës së pandemisë dhe përshtatet me sensin pragmatik të zotit Biden, duke fituar në 2018 me premtimin se do të rregullonte rrugët.

Por nuk është e qartë se ajo mund t’i sjellë zotit Biden avantazhe që ai nuk i ka ose nuk mund t’i gjejë diku tjetër. E njëjta gjë mund të vlejë për senatoren nga Minnesota, Amy Klobuchar, një ish-rivale që përputhet shumë mirë me politkën e zotit Biden. Ndërkohë senatorja nga Masaçusets, Elizabeth Warren, mund të ofrojë një urë për të tërhequr progresistët, por disa demokratë thonë se mosha e saj, 70 vjeç, është një minus më i madh sesa ndryshimet politike me zotin Biden. Ndoshta për të ndihmuar zotin Biden, thanë disa figura afrikano-amerikane dhe udhëheqës progresistë, më të rëndësishme janë politikat e kandidatit dhe partnerit që ai do të zgjedhë dhe apeli njerëzor.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden vendimi i biden donald trump joe biden vendimi i biden

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën