LIVE UPDATES
Politike

“Më hoqi një analfabet”/ Sevdari: Strasburgu na jep të drejtë, vetingu shans i humbur

1 Dhjetor 2020, 19:33 Nga DOSJA
“Më hoqi një analfabet”/ Sevdari: Strasburgu na jep

TIRANË – Të gjithë të shkarkuarit nga vetingu që deri më tani janë gjykuar nga Luan Daci, që sot u dënua nuk do të rifitojnë detyrat dhe nuk do të rihapen proceset e tyre. Ata prisnin një vendim të Gjykatës së Strasburgut, e cila, foli sot dhe tha se nuk mund të ketë kthim prapa. Por në të ardhmen, çdo kush që dënohet nga një gjyqtar i cili është emëruar në mënyrë të parregullt, ka të drejtë të rigjykohet.

Por, ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e shkarkuar pikërisht nga një trupë ku ishte pjesë edhe Luan Daci, që sot u dënua, mendon ndryshe. E ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu, Sevdari tha se vendimi i sotëm i Strasburgut nuk lidhet me fuqinë prapavepruese.

Fuqia prapavepruese nuk ka kuptim, nuk lidhet me fuqinë prapavepruese. Në vendim përcaktohet se cdo të thotë dhe kur plotësojnë të gjitha kushtet, janë tre pyetje; e para nëse përcaktohen, gjenden shkelje në përzgjedhje, e dyta nëse këto shkelje janë aq thelbësore sa bien ndesh me parimet dhe nëse gjykata e brendshme i kanë marrë në shqyrtim dhe nëse kanë vendosur për pasojat.

Mendoj se e kam analizuar me kujdes dhe përmbushen të gjitha pyetjet, u jepet përgjigje pozitive në kuptimin që ka shkelje të nenit 6, pasi procesi i përzgjedhjes së kandidatëve është me shumë të meta, i vërtetuar jo vetëm nga aplikanët, por edhe GJKKO me vendimin që dha sot, por me parashtrimet, pohimet që ka bërë avokati i popullit” tha ajo.

Ajo tha se beson te drejtësia nga gjykata e të Drejtave të Njeriut, teksa e ka nisur procesin, bashkë me kolegë të tjerë. Ndalur të procesi ndaj Luan Dacit, Sevdari akuzoi se u shkarkua nga një gjyqtar që nuk di të shkruajë dhe CV-ja e tij është ulëritëse.

Por si u zgjodhën? Për këtë Sevdari nuk ka dyshime; politika futi duart dhe një gjë të tillë, thotë më tej ish-prokurorja, e ka pranuar edhe Avokati i Popullit. Por cfarë duhet të ndodhë tani? “Vettingu është shans i humbur për Shqipërinë. Procesi i vettingut është me shumë të meta, që cenon parimet themelore. Vettingu duhet të fillojë me një mënyrë të re, i takon KLP dhe KLGJ për të marrë vendimet përkatëse. Besoj se do të ketë nevojë për një proces tjetër, pastaj u takon atyre, KLGJ dhe KLP për të vendosur. Pas konstatimit të shkeljeve nga Strasburgu duhet të merren masa” tha ajo.

Intervista e plotë e Antoneta Sevdarit

Ju po e prisnit këtë vendim?
Patjetër. Ishte në interesin tim që në mëngjes që të ndiqja faqen e gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut, e shkarkova dhe e lexova. Gjykata në mënyrë unanime vendosi që në rastin e Islandës ka shkelje të nenit 6 të të drejtave të njeriut.

Cdo me thënë kjo për ne?
Për të kaluar te kjo do të doja që të shpjegoja se përse gjykata vendosi për shkelje në rastin islandez. Aplikuesi i është nënshtruar procedimit dhe u dënua për shkelje të rregullave të qarkullimit, ai kërkoi që të mos gjykohet nga një gjyqtar pasi ishte zgjedhur në kundërshtim të kritereve, por gjykata islandeze vendosi që edhe pse ishin shkelur disa procedura ai ishte i veshur me pushtetin gjyqësor, ai ishte gjyqtar i votuar nga parlamenti dhe ishte i aftë të merrte vendime. Nuk konstatuan shkelje. Aplikanti iu drejtua gjykatës Europiane. Gjykata e zakonshme vendosi që ka shkelje, por shteti islandez kërkoi që të shqyrtohet nga Dhoma e Madhe dhe sot u publikua vendimi, në mënyrë unanime 17 gjyqtarë vendosën se ka shkelje.

Përse është në favorin tuaj dhe përse prek vettingun në Shqipëri?
Gjykata Europiane ka theksuar që për të përcaktuar nëse një gjykatë është e caktuar me ligj duhet testi me tre hapa, pyetja e parë është që nëse gjatë procedurës së përzgjedhjes gjenden shkelje dhe në rastin konkret, gjykata Europiane ka thënë që gjyqtari ishte përzgjedhur kundër kushteve të përcaktuara në ligj. Shkelja në vlerësimin tim ishte shumë më e vogël krahasuar me shkeljet në përzgjedhjen e kandidatëve të vettingut.

Në rastin shqiptar duke u nisur nga rasti im, vendimi ndaj meje ishte i papritur në shkelje flagrante dhe më bëri të dyshoj te profesionalizimi i gjyqtarëve dhe për këtë arsye kërkova nga institucionet që të më vendosin në dispozicion të gjithë dokumentacionin që kishin përgatitur, në lidhje me përzgjedhjen e gjyqtarëve. Faktet që mësova ishin tronditëse. Shumë anëtarë jo vetëm që nuk plotësojnë kriteret, disa për të mos thënë shumica, kanë një nivel nën mesataren dhe kanë mungesë të integritetit moral.

Kush e verifikon?
Unë jam prokurore e shkarkuar dhe publiku mund të mendojë se jam subjektive. Por shumë institucione e kanë thënë fjalën e tyre, mes tyre vendimi i GJKKO që dënoi zotin Daci.

Kjo vërteton…
Vepra penale e kryer nga Daci ka të bëjë me kushtet e zgjedhshmërisë. Nga akuzat e prokurorit thuhet se Daci ka paraqitur fakte të pavërteta për t’u zgjedhur. Por nuk është përgjegjësi vetëm e tij, mjafton të kesh në dorë CV e tij, faktet janë ulëritëse, ai nuk di të shkruajë.

Mendoni se vendimi i Strasburgut, do të përdoret, është e njëjta gjë me rastin tuaj apo të kolegëve dhe mund t’ju rikthejë në detyrë?
Unë i kam kërkuar disa herë shpjegime Avokatit të Popullit përse disa nga anëtarët e rivlerësimit, njëherë u skualifikuan. 19 nga anëtarët e votuar në parlament nuk i kanë përmbushur kriteret ligjore. Avokati i popullit ka pranuar që procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rivlerësimit është me shumë të meta, kriteret nuk kanë qenë të qarta dhe avokatja e popullit si organi kompetent, që më e rëndësishme tha në përzgjedhje ishte vullneti politik.

Ka nga ata që thonë se ju nuk përfitoni, ata që janë shkarkuar ku ka qenë gjyqtar Luan Daci, pasi vendimi nuk ka fuqi prapavepruese…
Unë e kam lexuar vendimin dhe e kam parasysh edhe këtë pjesë që ngatërrohet zoti Braho, gjykata ka kërkuar nga autoritet islandeze që të marrin masat për të riparuar këto pasoja, por në vendimin e saj thotë që kjo nuk do të të thotë që ato cështje duhet të rihapen. Fuqia prapavepruese nuk ka kuptim, pasi konfirmon vendimin e mëparshëm të gjykatës Europiane, por nuk lidhet me fuqinë prapavepruese.

Do të përdoret si precedent…
Ky e përcakton qartë, nuk ka një vendim kaq të qartë. Në vendim përcaktohet se cdo të thotë dhe kur plotësojnë të gjitha kushtet janë tre pyetje; e para nëse përcaktohen, gjenden shkelje në përzgjedhje, e dyta nëse këto shkelje janë aq thelbësore sa bien ndesh me parimet dhe nëse gjykata e brendshme i kanë marrë në shqyrtim dhe nëse kanë vendosur për pasojat. Mendoj se e kam analizuar me kujdes dhe përmbushen të gjitha pyetjet, u jepet përgjigje pozitive në kuptimin që ka shkelje të nenit 6, pasi procesi i përzgjedhjes së kandidatëve është me shumë të meta, i vërtetuar jo vetëm nga aplikanët, por edhe GJKKO me vendimin që dha sot, por me parashtrimet, pohimet që ka bërë avokati i popullit.

Cfarë hapash do të ndërmerrni?
Në aplikimin tim në Strasburg një nga pikat është edhe shkelja e nenit 6 dhe unë mendoj që gjykata e Strasburgut, jo vetëm aplikimi im, por të gjitha të çuarat do të jenë të suksesshme, pasi procesi i vettingut është me shumë të meta, që cenon parimet themelore.

Mendon që ky vendim do ta zgjidhë ngërçin e reformës në drejtësi apo do ta koklavisë?
Unë jam nga ata që e kam mbështetur vettingun por mund ta them se është një shans i humbur për shqiptarët. Tani i takon qeverisë të reflektojë dhe të marrë masat e duhura.

Por politika duhet të qëndronte jashtë?
Por procesin legjislativ e drejtojnë… kalon nga parlamenti.

Cfarë duhet të bënte qeveria pas këtij vendimi?
Duhet të ndërmarrë veprime ligjore, KPK dhe KPA janë jo legjitime për të vazhduar ky proces. Vettingun duhet ta kryejë KLP dhe KLGJ, dhe ndoshta është momenti për të reflektuar. Këtë apel nuk e kam vetëm për qeverinë shqiptare por edhe institucionet ndërkombëtare.

Mendon që Shqipëria dhe ndërkombëtarët që janë përfshirë në procesin e reformës në drejtësi do të jenë në një linjë me Strasburgun?
Duhet të jenë, murit me kokë nuk i bihet vendimi është shumë i qartë, duhet të ketë reflektim.

Ju shpresoni?
Unë mendoj se më e rëndësishme për mua, unë e kam fituar betejën morale. Shumë ekspertë, kolegë por jo vetëm, ndërkombëtarët, kanë thënë që në rastin tim ka një shkelje flagrante të ligjit. Tani jam në përpjekje për të fituar betejën ligjore dhe mendoj se do ta fitoj.

Nëse do ta fitoni, si do të rikonfigurohej vettingu?
Vettingu duhet të fillojë me një mënyrë të re, i takon KLP dhe KLGJ për të marrë vendimet përkatëse. Besoj se do të ketë nevojë për një proces tjetër, pastaj u takon atyre, KLGJ dhe KLP për të vendosur. Pas konstatimit të shkeljeve nga Strasburgu duhet të merren masa.

Mendon se do të zvarritet në kohë?
Nuk ka rëndësi nëse Daci do të deklarohet apo jo fajtor, tani është e qartë se Daci nuk plotëson kriteret ligjore, por nuk është vetëm Daci, pasi do të zëvendësohej, por procesi i përzgjedhjes është me shumë të meta, e ka thënë Avokati i Popullit. Psh zonja Shutz edhe pse nuk i plotësonte kriteret u përzgjodh.

Kush është përgjegjës sot për këto gabime?
Unë mendoj që vettingu filloi si shpresëdhënës, e mbështeta, do të krijonte gjykata të paanshme, por kjo bie në interes me politikën. Politika nga dy krahët, pavarësisht se e votoi ligjin me 14 vota, anëtarët e rivlerësimit u zgjodhën menjëherë pas marrëveshjes së 2017. Dhe politikanët një ditë do të jenë popull dhe për këtë duhet të mendojnë.

Ju keni qenë pjesë e procesiy kundër Francesco Becchettit, ka qenë i drejtë?
Unë mendoj se kam ngritur akuza të drejta, më tej me procesin e Arbitrazhit nuk jam njohur, i ka fituar, nuk e di, por mendoj se akuzat që kam ngritur janë të drejta.

Por cfarë ndodhi sot në Strasburg dhe Tiranë?
Janë 36 gjyqtarë e prokurorë që janë shkarkuar nga shkalla e dytë e vettingut, ku në trupën gjykuese ka qenë Luan Daci, tashmë i shkarkuar. Shumica e të djegurve nga këto procese,  shpresonin që përmes Gjykatës së Strasburgut, të rifitonin detyrat e tyre, ose më së paku, të rigjykoheshin nga një trupë tjetër e Kolegjit të Apelimit.

Por  Gjykata Evropiane  e të Drejtave të Njeriut ka dhënë sot një vendim, i cili jua fik shpresën këtyre emrave të njohur të drejtësisë së vjetër.

Në një gjykim kundër Isandës, Gjykata e Strasburgut, pranon, vendimet e dhëna nga gjyqtarë që e kanë fituar parregullsisht detyrën janë të pavlefshme.

Kërkuesit i ishte mohuar e drejta e tij për një “gjykatë të caktuar me ligj” për shkak të pjesëmarrjes në gjykimin e tij të një gjyqtari emërimi i të cilit ishte dëmtuar nga parregullsi të rënda, të cilat kanë dëmtuar dhe thelbin e kësaj të drejte”.

Në këto kushte, për analogji, të shkarkuarit nga trupa ku ka marrë pjesë Luan Daci, gjyqtar tashmë i shkarkuar, mund të kërkonin rigjykimin e tyre.

Por, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e ka mbyllur këtë derë, duke thënë se vendimi i saj vlen për të ardhmen, dhe nuk mund të zhbëjë vendime të së shkuarës. Referues Islandës shtet kundër të cilit u ngrit kjo padi, Strasburgu thotë:

I takoi Islandës të nxjerrë konkluzionet e nevojshme nga aktgjykimi aktual për të parandaluar që shkelje të ngjashme të ndodhin në të ardhmen. Thënë kjo, gjetja e një shkeljeje në çështjen në fjalë nuk duhet të lexohet si imponim i shtetit të paditur për të rihapur të gjitha çështjet e ngjashme të gjykuara në përputhje me ligjin islandez.”

Pra, nëse në të ardhmen, ndonjë gjyqtar tjetër, zbulohet si e ka fituar detyrën në mënyrë të parregullt, atëherë, vendimet e tyre do të bëhen nul dhe cështjet duhet të rigjykohen.

Gjithsesi, qysh kur Luan Daci u shkarkua si gjyqtar i shkallës së dytë të vettingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, tha se vendimet e KPA-së ngelen në fuqi, pasi për to, është vendosur jo vetëm nga Daci, por edhe nga dy kolegë të tjerë të tij, që kanë përbërë treshen e gjykimit.

Marrë nga: Abcnews 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike antoneta sevdari gjykata e strasburgut antoneta sevdari gjykata e strasburgut

Sondazh

Poll
Politike 1 Dhjetor 2020, 16:31

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një sesion pyetje-përgjigje me një student, ku edhe ka folur për disa çështje kryesore sa i përket situat...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën