LIVE UPDATES
Politike

“Me helikopter ushatarak për fushatën e PS”, PD padit në SPAK Ministren e Mbrojtjes: Shpërdoroi detyrën për qëllime e

4 Dhjetor 2020, 14:28 Nga DOSJA
“Me helikopter ushatarak për fushatën e PS”, PD padit

TIRANË– Partia Demokratike dorëzoi sot në SPAK kallëzimin penal kundër Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe autoriteteve ushtarake që sipas tyre  kanë manipuluar të dhënat për përdorimin e helikopterit ushtarak për fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste. Në kallëzim, argumentohet me fakte konkrete të fluturimeve dhe të aktiviteteve elektorale të PS në Dibër në të njëjtën ditë, se Ministrja e Mbrojtjes ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe të përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore.

Duke theksuar se ka pamje filmike dhe foto që provojnë veprën penale të Olta Xhaçkës dhe ia bëjnë punën më të lehtë SPAK-ut, Vokshi vuri në dukje kontrastin e thellë mes pushtetit dhe qytetarëve.


Në kohën që ministrja e Mbrojtjes, për pushtetin e Edi Ramës, abuzon me helikopterin, i cili kushton deri në 10 mijë euro për një udhëtim, nënat nuk ç’t’u japin fëmijëve për të ngrënë, nuk mundet t’i arsimojnë, mijëra prej tyre jetojnë akoma në çadra me kushte mizerabël, në varfëri ekstreme, nuk mund të përballojnë kurat dhe ilaçet, nuk mund të bëjnë një tampon. Janë me mijëra mësuese që rrezikojnë çdo orë, që shfrytëzohen si skllave, me dhjetëra orë të papaguara ne javë që nuk arrijne te paguajnë për ilaçet dhe kurat anticovid.”- u shpreh Vokshi.

Përveç Ministres së Mbrojtjes, faktet në kallëzim penal implikojnë rëndë edhe Komandantin e Forcave Ajrore, i cili ka manipuluar arsyet e udhëtimit të helikopterit, duke i deklaruar për qëllime stërvitore, kur është e provuar se qëllimi ka qenë elektoral, në interes të PS.

Partia Demokratike kreu detyrën e saj qytetare duke ia sjellë SPAK-ut të gjithë dokumentacionin që disponon së bashku me provat perkatëse duke i dhënë një mundësi për të treguar që nuk është e kapur nga qeveria, por është në shërbim të ligjit dhe të interesit publik”– u shpreh Gent Strazimiri.

Edhe në kallëzimin e dorëzuar sot, Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut që të trajtojë të gjithë njësoj përpara ligjit.

DEKLARATË E PARTISË DEMORKATIKE, ALBANA VOKSHI

Jemi tek Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të sjellë kallëzimin për Ministren e Mbrojtjes, znj.Olta Xhaçka dhe drejtuesin e Forcës Ajrore të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me denoncimin që kemi bërë që prej dy javësh tashmë, me abuzimin me fondet publike dhe shpërdorimin e postit.
Sikurse e përmenda, prej dy javësh Partia Demokratike ka denoncuar me fakte konkrete, me prova filmike abuzimin me fondet publike të minsitrës se Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ajo që në momentin që ëshët caktuar drejtuese poiltikë e Edi Ramës në Qarkun e Dibrës, ka përdorur si taksi personale, helikopterin e Forcave të Armatosura. E ka përdorur këtë helikopter në mënyrë të përsëritur, të vijueshme që prej një viti. PD ka shfaqur edhe prova filmike në lidhje me vërtetësinë e këtij denoncimi. Gjithashtu kemi shfaqur datat të cilat ajo ka udhëtuar.

Vetëm në dy muajt e fundit janë 22 udhëtime të bëra nga Olta Xhaçka në Qarkun Dibër, udhëtime që nuk kanë asnjë lidhje me postin e Ministres së Mbrojtjes, por kanë lidhje me organizime të strukturave të partisë Socialiste, pra me fushatën elektorale të PS në Qarkun Dibër. Një udhëtim kushton nga 5 deri në 10 mijë euro. Në vetëm dy muajt e fundit janë mbi 100 milionë lekë të shpenzuara, pra të abuzuara, nga ministrja e Mbrojtjes. Në kushtet e një krize të thellë ekonomike, shoqërore, shëndetësore, ky akt abuzimi të fondeve publike shkon përtej papërgjegjshmërisë.

Këto ditët e fundit unë kam marrë me qindra mesazhe nga gra, nga nëna të cilat janë të revoltuara, janë të frustruara për abuzimin që një grua, një nënë ka bërë me paratë e taksave të tyre. Në kohën që Ministrja e Mbrojtjes abuzon me helikopterin i cili kushton deri në 10 mijë euro për një udhëtim për ruajtjen e pushtetit të Edi Ramës, nënat nuk ç’t’u japin fëmijëve për të ngrënë, nuk mundet t’i arsimojnë, Janë me qindra, me mijëra gra të cilat ende sot jetojnë në çadra sepse banesat e tyre u shembën nga tërmeti, Jetojnë më kushte mizerabël, në varfëri ekstreme.

Në kohën kur ministrja shpenzon në 2 muaj mbi 100 milionë Euro nënat jetojnë më shumë se në varfëri. Nuk mund të përballojnë kurat dhe ilaçet për të afërmit e tyre, për fëmijet e tyre, nuk mund të bëjnë një tampon. Janë me mijëra mësuese që rrezikojnë çdo orë që shfrytëzohen si skllave sepse ka me dhjetëra orë të papaguara ne javë që nuk arrijnë të paguajnë për ilaçet dhe kurat anticovid.

Kjo shkon përtej papërgjegjshmërisë. Kemi pritur prej dy javësh që ministrja dhe Kryeministri të reagojnë. Ndaj jemi këtu pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në mënyrë që të dërgojmë këtë kallëzim. I kërkojmë prokurorisë, SPAK-ut, që të kryejë hetime të thelluara, profesionale.

DEKLARATË E PARTISË DEMORKATIKE, GENT STRAZIMIRI

Të gjitha këto që tha zonja Vokshi përbëjnë vepër penale dhe në bazë të Kodit Penal përmblidhen në tre vepra penale, për Ministre e Mbrojtjes shpërdorim i detyrës dhe përdorim i funksionit për veprimtari politike apo fushate zgjedhore si dhe secilin prej atyre ushtarakëve të cilët kanë pasur për detyrë të ndalojnë këtë abuzim dhe viedhje të saj veçanërisht në këtë kohë pandemie dhe halli të madh për pjesën më të madhe të shqiptarëve, do te duhet të pergjigjen për shpërdorim të autoritetit ushtarak.

Ligji është i qartë që funksionari publik, Ministri apo cilido prej drejtuesve te lartë të shtetit, veçanërisht përsa i perket mjeteve ushtarake, nuk mundet t’i përdorë perveçse brenda funksionit të tij zyrtar.

Shqipëria që duam, apo secila prej slloganeve te PS, apo secila prej mbledhjeve të PS, nuk kanë lidhje me funksionin publik apo funksionit shtetëror të Ministres Olta Xhaçka.

Kështu që, perdorimi i mjeteve ushtarake, të Forcave të Armatosira, për të shkuar në këto mbledhje siç ajo vetë dëshmon përmes facebook-ut të saj, përbën vepër penale dhe janë vepra të rënda për te cilat merret Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe Prokuroria përkatëse dhe janë vepra që dënohen në jo më pak se 7 vjet burg, ose jo më pak se 3 vjet burg.

Partia Demokratike kreu detyrën e saj qytetare duke ia sjellë SPAK-ut të gjithë dokumentacionin që disponon së bashku me provat perkatëse duke i dhënë një mundësi për të treguar që nuk është e kapur nga qeveria, por është në shërbim të ligjit dhe të interesit publik.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi olta xhacka me helikopter albana vokshi olta xhacka me helikopter

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni