Aktualitet

Me hanxharë dhe armë, arrestohen tre anëtarët e ‘Hellbanianz’ që u futën të grabisnin drogën e rivalëve rumunë, njëri tentoi të arratisej me Benzin ngjyrë floriri (Foto + Emrat)

Tre të rinjtë u arrestuan një ditë më parë teksa sulmuan dhe tentuan të grabisnin një shtëpi në veri të Londrës që ishte shndërruar në një depo të sofistikuar të drogave nga një grup rumunësh me precedentë penale.
Featured image of article: Me hanxharë dhe armë, arrestohen tre anëtarët e ‘Hellbanianz’ që u futën të grabisnin drogën e rivalëve rumunë, njëri tentoi të arratisej me Benzin ngjyrë floriri (Foto + Emrat) Azem Dajci

ANGLI– Tre shqiptarë, pjesëtarë të bandës famëkeqe Helbanianz kanë rënë në prangat e policisë britanike, teksa janë futur duke grabitur në një banesë. Mediat angleze shkruajnë se bëhet fjalë për Azem Dajcin, 26 vjeç, Fabion Kuci, 27 vjeç, dhe Ardi Sheta. 18 vjeç.

Tre të rinjtë u arrestuan një ditë më parë teksa sulmuan dhe tentuan të grabisnin një shtëpi në veri të Londrës që ishte shndërruar në një depo të sofistikuar të drogave nga një grup rumunësh me precedentë penale.

Në momentin që mbërritën oficerët në vendngjarje dhe Dajci është përpjekur të largohet nga vendi I ngjarjes me një mjet super luksoz dhe ngjyrë floriri të llojit “Mercedez Bnez” me targa “HELL BOZ”. Por pavarësisht përpjekjes ai është arrestuar dhe tashmë ndodhet pas hekurave të bashku me dy anëtarët e tjerë të bandës.

Prokurori i çështjes Christopher Hewertson ka treguar edhe mënyrën se si kishte planifikuar grupi të kryente grabitjen. Ai rrëfen për mediat se “Hellbanianz” kishin marrë vesh se ajo fabrikë vlente miliona dollarqë dhe nuk mund t’u shpëtonte ky rast.

Janë futur nga dera e pasme dhe kanë filluar të presin kanabisin. Më pas e kanë future në qese të zeza por pas mbërritjes së efektivëve janë detyruar të largohen. Ata kanë lënë pas dy qese dhe një hanxhar. Dajci tentoi që të arratisej dhe fshehu armën poshtë një makine të parkuar. U fut në kundravajtje dhe ishte shumë e rrezikshme që ta ndiqnim,”– tregon Hewertson më tej.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“HellBanianz” janë banda famëkeqe e shqiptarëve në Londër, të cilët jo pak herë kanë sfiduar drejtësinë vendase. Anëtarë të kësaj bande nuk e kanë kursyer publikimin e luksit në rrjetet sociale, ku shfaqen duke pozuar me para, makina të shtrenjta, armë dhe kanabis.

Ata kanë lidhje edhe me kartelet e kokainës. Mediat ndërkombëtare u kanë dedikuar artikuj të shumtë gangsterëve shqiptarë të cilët vetëquhen si ‘zotët e rrugës’.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment