Showbiz

“Më hani…”, Stresi shpërthen pas procedimit penal: Hapni sytë ose flini gjumë o popull shqiptar.  Me kapele në kokë i drejtohet policisë: Silluni mirë me popullin shqiptar, e jemi në rregull (FOTO+VIDEO)

Pas fotos me të atin dhe "dajën" ku shfaqen të tre me dy gishtat e ngritur lart, në simbol të lirisë, Stresi ka postuar foton e një lajmi ku flitet për procedimin  e tij dhe disa  artistëve të tjerë, duke iu drejtuar me sharje policisë.
Featured image of article: “Më hani…”, Stresi shpërthen pas procedimit penal: Hapni sytë ose flini gjumë o popull shqiptar.  Me kapele në kokë i drejtohet policisë: Silluni mirë me popullin shqiptar, e jemi në rregull (FOTO+VIDEO) Stresi

TIRANË– Reperi  i njohur shqiptar, Stresi i cili është procduar penalisht për protestën e ditës së djeshme për  Teatrin, ka vijuar me një sërë reagimesh në rrjetet sociale.

Pas fotos me të atin dhe “dajën” ku shfaqen të tre me dy gishtat e ngritur lart, në simbol të lirisë, Stresi ka postuar foton e një lajmi ku flitet për procedimin  e tij dhe disa  artistëve të tjerë, e krahas fotos ai shkruan: Më hani rakun.

Postimi i Stresit ne Instagram.

E një një video tjetër të shkurtër nga protesta ai  shkruan: Hapni sytë ose flini gjumë o popull shqiptar.

Postimi i Stresit ne Instagram.

Stresi është treguar gjithmonë kritikë për situatat në vend ku është e përfshirë edhe politika duke dalë kundër saj në mbështetje të popullit.

Ndërkohë ka postuar edhe një video tjetër në Instagram ku thotë se ai ka protestuar si qytetar i thjeshtë ndërsa i bën thirrje policisë së shtetit që të sillet mirë me popullin.

 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

Hiqni kapelet ose silluni mire me popullin

A post shared by STRESI (@stresi) on

 “I bëj thirrje të gjithë policisë së shtetit ne jemi qytetarë të thjeshtë dalim në protestë për të dretat tona. Unë po e heq kapelen, hiqeni edhe ju, bëheni qytetar e silluni mirë me popullin shqiptar, e jemi në rregull  me ju.”

Qindra qyetetarë protestuan pasditen e djeshme për 2 orë e gjysmë para Ministrisë së Brendshme për shembjen e Teatrit Kombëtar. Gjatë protestës u lënduan dy persona. Basha, Kryemadhi e Berisha ishin të pranishëm në protestë, por të ndarë dhe nuk mbajtën asnjë fjalin. Tubimi i radhës do të jetë të mërkurën në orën 17:30.

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Një Koment në ““Më hani…”, Stresi shpërthen pas procedimit penal: Hapni sytë ose flini gjumë o popull shqiptar.  Me kapele në kokë i drejtohet policisë: Silluni mirë me popullin shqiptar, e jemi në rregull (FOTO+VIDEO)

  1. Po ça merreni me këtë magjyp Tropoje që është kontigjent i policisë dhe spiunon shokët dhe vet del nga burgu prandaj bën si trim.pastaj kur e bëni edhe artist aty ja qini nënën muhabetit.

Shto Koment