Showbiz

Me gjysëm zëri dhe të frikësuar, dy moderatorët përjetojnë tërmetin live në emision (VIDEO)

Ata kanë qenë duke raportuar live në mëngjesin e djeshëm, ku në orën 7:08 lëkundjet e tërmetit panikosën Orin dhe Islin.
Featured image of article: Me gjysëm zëri dhe të frikësuar, dy moderatorët përjetojnë tërmetin live në emision (VIDEO) Ori Nebiaj dhe Isli Islami

TIRANË-  Nga lëkundjet e vazhdueshme pas tërmetit tragjik të mëngjesit së djeshëm, nuk ka mbetur njeri pa u frikësuar. Këto momente tmerri i kanë përjetuar edhe dy moderatorët e “Top Channel”, Ori Nebiaj dhe Isli Islami kanë treguar përmes një video të publikuar në rrjetet sociale sesi e kanë përjetuar ata tërmetin brenda studios.

Ata kanë qenë duke raportuar live në mëngjesin e djeshëm, ku në orën 7:08 lëkundjet e tërmetit panikosën Orin dhe Islin.

“Një tjetër tërmet sapo ra… okej….”- dëgjohet të thotë Isli ndërkohë që mbahej në tavolinë, ndërkohë që lëkundjet konfirmoheshin edhe nga Ori.

A.C/Dosja.al

Një Koment në “Me gjysëm zëri dhe të frikësuar, dy moderatorët përjetojnë tërmetin live në emision (VIDEO)

  1. Nje moment i menaxhuar mire nga ana e tyre

Shto Koment