LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më gjeni dhëmbët, i hoqa protezat për të bërë sherr, s’di ku i lashë”/ Denoncimi i rrallë në Polici, pensionist

12 Mars 2021, 11:25 Nga DOSJA
“Më gjeni dhëmbët, i hoqa protezat për të

Disa harrojnë ku kanë parkuar makinën dhe kërkojnë ndihmë për ta gjetur. Të tjerëve ju humbasin shpesh e më shpesh biçikletat. Dikush harron kuletën në lokal dhe kur kthehet nuk e gjen më. Denoncime nga më të çuditshmet regjistrohen në polici për humbje qeni, të maces, të ikjes së gruas, zhdukjes së burrit, largimit të fëmijës. Humbje e testamentit. Vjedhje e ushqimeve në dyqane, të tendave të lokaleve.

Por prisni, këto që renditëm sa më sipër janë më të zakonshmet që regjistrohen përditë nga dhjetëra agjentë që mbajnë shënim ankesat e qytetarëve në gjashtë komisariate në kryeqytet.

Një burrë ka denoncuar në polici humbjen e dhëmbëve. Dhe këtë denoncim të rrallë e ka mbajtur shënim agjenti i krimeve në komisariatin numër 3 në Tiranë, i cili siç kuptohet ishte në dilemë nëse duhet ta hetojë çështjen për vjedhje të dhëmbëve apo për dëmtime të tjera me dashje.

Burime të Gazetasi.al hedhin dritë mbi denoncimin e rrallë, që pavarësisht veprimeve të policisë, ka pak shpresa që dhëmbët protezë të gjenden.

Pensionisti K. L u paraqit në komisariatin numër 3 sipas burimit zyrtar dhe ka kërkuar që të ushtrohen kontrolle. Ai pretendon se i hoqi dhëmbët teksa po bënte sherr me komshiun, pasi i kishte vendosur një kon ku e paralajmëronte se nuk duhet të parkonte poshtë pallatit të tij.

“Jemi komshinj dhe dola për t’i kërkuar llogari fqinjit një djalë i ri që shpesh i kam thënë të mos parkojë në vendin tim. Për këtë arsye kam vendosur një kon. Dola t’i kërkoja llogari për konin, dhe ai më tha që po e kishte hedhur në kosh të plehrave, pasi parkimi ishte për të gjithë banorët. Gjatë sherrit pasi u qëlluam, vërejta që më humbën dhëmbët e poshtëm që i kam protezë. Saktësisht nuk e mbaj mend nëse i hoqa para se të bëja sherr, apo më ranë kur u grinda”.

I moshuari, me prejardhje nga Leskoviku thotë se kontrolloi në vendin ku u konfliktua, në trotuar dhe ngado por pa asnjë rezultat.

“Dyshoj që mos i gjeti komshiu dhe nga inati i flaku në plehra atje ku kishte hedhur konin. Por këtë gjë nuk e pashë me sytë e mi, kështu që edhe për këtë nuk jam komplet i sigurt”, shton në polici i moshuari.

Teksa pensionisti shton se nuk ka shenja në trup nga sherri me 30 vjecarin, dhe nuk do që I riu të ndiqet penalisht për mosëmarrëveshjen, kërkesa e tij është vetëm një. Më gjeni dhëmbët

Burimi pranë policisë së shtetit sqaron se të dyzuar për veprimet që duhet të kryheshin në vazhdim, agjentët e gjetën zgjidhjen. Thërritën në komisariat fqinjin. Megjithatë ai mohoi të kishte dijeni apo t’i kishte parë ndokund dhëmbët e të moshuarit.

“Nuk është e vërtetë ta kem qëlluar. Ne jemi grindur veç me fjalë për konin e parkimit që në nerva e sipër e mora dhe e flaka tek koshi i mbeturinave. Për këtë gjë jam penduar dhe kërkoj falje meqenëse fqinji është i moshuar dhe pensionist. Veçanërisht meqenëse kemi marrëdhënie shumë të mira të dyja familjet dhe shpresoj që ky incident të mos ndikojë në miqësinë tonë. Për dhëmbët nuk kam asnjë dijeni. Pasi mbas sherrit me fjalë, unë hyra në banesë së bashku me fëmijët e mi”, deklaron i riu në polici.

Të ndodhur në këtë situatë agjentët shkruajnë në procesverbal se për efekt të hetimeve, i kryen ekspertim të moshuarit ku dhe konstatuan se ai nuk kishte shenja dhune veçanërisht në fytyrë dhe se i mungon proteza e poshtme e dhëmbëve, që është objekt i këtij hetimi të vështirë dhe të rrallë.

Marrë nga GazetaSi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni