Aktualitet

Me fotot e kolegëve të ndjerë në duar, si dolën mjekët në protestë të heshtur për 30 minuta para QSUT-së: Të shpallen dëshmorë

FOTO
Me fotot e kolegëve të tyre të ndjerë, të cilët humbën jetën në krye të detyrës gjatë pandemisë së Covid-19. Ata kërkojnë që këta kolegë të shpallen dëshmorë, mes katër kërkesave në total.
Featured image of article: Me fotot e kolegëve të ndjerë në duar, si dolën mjekët në protestë të heshtur për 30 minuta para QSUT-së: Të shpallen dëshmorë Foto nga protesta e mjekëve
Përditësuar:

TIRANË– Fotot që po shikoni, tregojnë momente nga protesta e mjekëve që u zhvilluar për 30 minuta përpara QSUT-së në Tiranë, e cila zgjati vetëm 30 minuta.

Me fotot e kolegëve të tyre të ndjerë, të cilët humbën jetën në krye të detyrës gjatë pandemisë së Covid-19. Ata kërkojnë që këta kolegë të shpallen dëshmorë, mes katër kërkesave në total.

Gjithashtu, mjekët kërkuan rritje pagash, siguracion jete, për vete dhe familjarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministrja Ogerta Manastirliu priti sot në një takim katër mjekë bashkë me drejtorin e QSUT-së, Enkel Joti. Pas takimit ministrja e Shëndetësisë tha se realizimi i kërkesave të mjekëve kërkon ekspertizë ndërkombëtare. Ishte Rama ai që i ftoi mjekët në takim, por vetë nuk u paraqit fare.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment