Aktualitet

ME FOTO: U vra për “nder”, familjarët e taksistit të vrarë e vajtojnë, i vendosin lule në fuçinë ku u gjet pajetë

  • U ngacmonte të afërmen, kapen dy ekzekutorët e taksistit Abdulla Budlla, pranojnë krimin
  • Abdulla Budlla u vra me 7 plumba nga Saimir dhe Arsil Shera pasditen e të hënës, ndërsa u gjet nga kalimtarët mbi një fuçi, e cila ndodhej pranë taksisë së tij.
    Featured image of article: ME FOTO: U vra për “nder”, familjarët e taksistit të vrarë e vajtojnë, i vendosin lule në fuçinë ku u gjet pajetë Abdulla Budlla dhe vendi i vrasjes

    TIRANË– Familjarët e taksistit 71-vjeçar Abdulla Budlla, i cili u ekzekutua nga dy vëllezërit Shera kanë shkuar në vendin ku ai ndërroi jetë dhe kanë vendosur një tufë me lule. Budlla u vra me 7 plumba nga Saimir dhe Arsil Shera pasditen e të hënës, ndërsa u gjet nga kalimtarët mbi një fuçi, e cila ndodhej pranë taksisë së tij.

    Lulet tek fuçia

    Të dy vëllezërit u kapën sot nga Policia dhe kanë pranuar krimin me pretendimin se i moshuari u kishte ngacmuar të afërmen dhe për të ruajtur nderin e kishin vrarë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Abudlla Budlla, 71 vjeç baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë Prezës në aksin që lidhet me aeroportin e Rinasit,ku edhe ishte parkuar me mjetin e tij si çdo ditë punë. Ndaj tij u afrua një mjet tip “Volkswagen”, dhe qëlloi me breshëri disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment