Showbiz

Sharon Stone mesazh të ndjerë shqiptarëve, vlerëson gjestin e rrallë: Faleminderit me gjithë zemër Shqipëri

FOTO
Aktorja e famshme hollivudiane ka falenderuar publikisht shqiptarët, pas dërgimit të 30 mjekëve në Itali.
Featured image of article: Sharon Stone mesazh të ndjerë shqiptarëve, vlerëson gjestin e rrallë: Faleminderit me gjithë zemër Shqipëri Sharon Stone

SHBA– Aktorja e njohur, Sharon Stone, nëpërmjet një statusi në median sociale, ka falenderuar publikisht shqiptarët për gjestin e rrallë ndaj italianëve, me dërgimin e 30 mjekëve, në këto kohë të vështira që po kalojnë, pasi pandemia e koronavirusit ka mbërthyer Italinë.

“30 vite më parë Italia vendosi t’i ndihmojë ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër!”- shkruan Sharon Stonë në profilin e saj në rrjëte sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Sharon Stone.

Me një foto të 30 viteve më parë të eksodit, ku shqiptarët dyndeshin në Itali me anije, Sharon Stone ka vendosur të tregojë se s’i pas kaq vitesh Shqipëria po i vjen në ndihmë, duke dërguar doktorë dhe infermierë.

R.L/Dosja.al

Shto Koment