Aktualitet

ME FOTO/ Rrëzohet bredhi i Vitit të Ri në sheshin e Kolonjës, pemën e Erion Isait s’e ‘mbajnë’ këmbët

Pamjet tregojnë bredhin e rrëzuar në mes të sheshit. Bashkia, pritet që të ndërhyjë dhe të rikthejë atmosferën e festave në Kolonjë.
Featured image of article: ME FOTO/ Rrëzohet bredhi i Vitit të Ri në sheshin e Kolonjës, pemën e Erion Isait s’e ‘mbajnë’ këmbët Pema e rrëzuar

KOLONJË– Bredhi me dritat e ndezura për festat e fundvitit në Kolonjë është rrëzuar. Siç shihet në fotot e mëposhtme, pema e gjelbër dhe e zbukuruar nuk ka qëndruar dot më shumë se pesë ditë në këmbë në sheshin e qytetit dhe është rrëzuar.

Pamjet tregojnë bredhin e rrëzuar në mes të sheshit. Bashkia, pritet që të ndërhyjë dhe të rikthejë atmosferën e festave në Kolonjë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetëm pak ditë më parë, Erion Isai, kryebashkiaku i Kolonjës ndezi dritat e pemës. Por siç duket, bredhin ‘nuk e kanë mbajtur’ këmbët më shumë se kaq.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment