Showbiz

Rezarta Shkurta mërzitet me pamjen në karantinë! Pret flokët shkurt dhe i ngjan kopje ish-velinës…

FOTO
Rezarta Shkurta ka prerë flokët dhe i është bashkuar trendit të ri të VIP-ave.
Featured image of article: Rezarta Shkurta mërzitet me pamjen në karantinë! Pret flokët shkurt dhe i ngjan kopje ish-velinës… Rezarta Shkurta.

TIRANË– Këngëtarja Rezarta Shkurta duket se është mërzitur nga pamja e saj në karantinë, dhe ka vendosur të ndryshojë look. Ajo ka prerë flokët e saj të gjatë, duke ju bashkuar modelit që tashmë kanë shumë femra të njohura në showbizz.

Postimi i Rezarta Shkurtës.

Në një prerje të ngjashme me atë të Xhensila Myrtezajt, Rezarta Shkurta ka postuar momente nga prerja e flokëve, dhe një foto me look-un e ri, ku duket shumë ndryshe.

Postimi i Rezarta Shkurtës.

Me këtë pamje të re Rezarta Shkurta duket si ish-velina e Xing-ut, Kejvina Kthella.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ish-velina e Xing, Kejvina Kthella.

Duket se në këtë periudhë pandemie të gjitha vajzat kanë nevojë për ndryshime në pamjen e tyre, pas një kohe të gjatë mbyllur dhe pa aktivitete.

R.L/Dosja.al

Shto Koment