Politike

ME FOTO/ Rama flet për goditjen e krimit, Rrajat në dëgjesën e kryeministrit për KÇK

Por ajo që bie në sy është prania e deputetit Rrahman Rraja edhe pse i biri është nën akuzë për përdhunim.
Featured image of article: ME FOTO/ Rama flet për goditjen e krimit, Rrajat në dëgjesën e kryeministrit për KÇK Me rreth të kuq Rrahman Rraja

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën AntiKÇK, ku ka ftuar të gjithë ministrat, zv/ministrat, deputetë e anëtarë të PS të jenë prezent në prezantimin e planit kundër KÇK. Por ajo që bie në sy është prania e deputetit Rrahman Rraja edhe pse i biri është nën akuzë për dhunim. Rexhep Rraja akuzohet për rrahjen e tw dashurws sw tij, Xhisiela Maloku.

Rrahman Rraja është parë sot në dëgjesën e Ramës kundër KÇK-së, në kohën kur nipi itij, Redjan Rraja është i arrestuar për atentat ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe Land Muharremit, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor në Durrës.  Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se ka alibi për vendndodhjen e tij në momentin kur është kryer atentati. Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri.

(a.m;f.g/dosja.al)

Shto Koment