Aktualitet

ME FOTO/ Parkon në mes të rrugës, Jonida Maliqi s’pyet për rregullat e qarkullimit rrugor, ndalon “Benz”-in e zi tek korsia e biçikletave

Teksa ka qenë në rrugën “Myslym Shyri”, këngëtarja ka ndaluar makinën dhe e ka parkuar në korsinë e biçikletave.
Featured image of article: ME FOTO/ Parkon në mes të rrugës, Jonida Maliqi s’pyet për rregullat e qarkullimit rrugor, ndalon “Benz”-in e zi tek korsia e biçikletave Jonida Maliqi dhe makina

TIRANË– Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi nuk i ka konsideruar fare rregullat e qarkullimit rrugor.

Teksa ka qenë në rrugën “Myslym Shyri”, këngëtarja ka ndaluar makinën dhe e ka parkuar në korsinë e biçikletave.

Ky denoncim është bërë në redaksinë e GazetaAtdheu, e cila shkruan se këngëtarja ka parkuar në mes të rrugës, duke u treguar totalisht indiferente ndaj rregullave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në foto shihet mjeti i llojit “Mercedez Benz”, me targa ‘AA844NS’, i cili qëndron skiç në mes të korsisë së biçikletave. Përveçse rregullave që ka shkelur këngëtarja, ka bllokuar totalisht edhe lëvizjen e mjeteve të tjera.

Makina e parkuar

Për rastin në fjalë, këngëtarja ende nuk ka bërë asnjë reagim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment