
BRAZIL– Dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra shqiptari Ilir Zelka në Sao Paolo të Brazilit. Sipas mediave vendase ai është qëlluar për vdekje teksa po darkonte brenda një restoranti.
1 / 42 / 43 / 4Pamje nga vendi i ngjarjes4 / 4
Në pamjet e publikuara duket qartë rruga e mbuluar me gjak, ndërkohë që e gjithë zona është rrethuar nga Policia.
47-vjeçari Ilir Zelka është qëlluar me snajper teksa po hante mëngjes në një restorant në një prej zonave më të shtrenjta të Brazilit. Ai është vrarë me snajper nga një i ri, që e ka qëlluar dhe më pas ka braktisur mjetin e tip motoçlikletë. Nuk dihen ende detajet se përse është vrarë shqiptari, i cili nuk është i njohur në vendin tonë.
(k.m/dosja.al)