
PRISHTINË– Reperi i njohur nga Kosova, Mozzik ka postuar një foto me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin.
Të dy kanë vendosur që ditën e sotme ta kalojë duke ngjitur malet, ndërsa kanë shpalosur edhe flamurin e UÇK-së. Ndërkohë që mbi foto shkruajnë: Liria ka emër!

Prej nëntorit Hashim Thaçi ndodhet në paraburgimin e Hagës pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për krime lufte, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin të gjithë ish-drejtues të UÇK-së. Me dërgimin e tyre në Hagë ka nisur edhe nisma: Liria ka emër!
(k.m/dosja.al)