Aktualitet

ME FOTO/ Mori 6 mijë euro për të liruar të dënuarin, kjo është gjyqtarja nga Durrësi që u arrestua për korrupsion

  • Mori 6 mijë € për të nxjerrë nga burgu një person, arrestohet gjyqtarja Mimoza Margjeka
  • Arrestohet dekani i fakultetit të Juridikut në Universitetin “Aleksandër Moisiu”
  • Eshte publikuar fotoja e gjyqtares që akuzohet se ka marrë pagesën përmes bashkëshortit të saj Arben Cara, nga Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj.
    Featured image of article: ME FOTO/ Mori 6 mijë euro për të liruar të dënuarin, kjo është gjyqtarja nga Durrësi që u arrestua për korrupsion Prokuroria e Posaçme

    DURRES-Është publikur në media fotoja e Mimoza Margjeka, gjyqtarja e dyshuar se mori rryshfet për të ndryshuar masën e sigurisë për të dënuarin për transport të paligjshëm të emigrantëve, kundrejt një pagese prej 6000 eurosh.

    “Faxnews” ka publikuar foton e gjyqtares që akuzohet se ka marrë pagesën përmes bashkëshortit të saj Arben Cara, nga Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj.

    Mimoza Margjeka

    Margjeka njihet si gjyqtarja që nuk njohu rezultatin e zgjedhjeve lokale në Durrës vitin e shkuar. Ajo nuk i dha në shkallën e parë mandatin kryebashkiakes së PS që garoi vetëm, Valbona Sako.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sipas saj zgjedhjet ishin nul, për shkak të regjistrimit të kandidates tjetër të BD-së për kreun e bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj.

    Ndërkohë, portalet dhanë një tjetër shkak për mosdhënien e mandatit. Gazeta Tema shkruante se bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka është një simpatizant i flaktë i PD-së dhe se kjo gjë ka ndikuar në vendimin e Margjekës. Madje, e njëjta medie publikoi edhe foton e Carës me dy gishtat lart.

    (A.B)/Dosja.al

    Shto Koment