Aktualitet

ME FOTO/ “Largohuni sepse vajza nuk ka vdekur, por fle”, FRAZAT në Bibël që nënvizuan gratë e familjes Josifi, gjithçka që fliste për ringjalljen kishte rëndësi për ato

Në studion e emisionit “Open”, u prezantuan pikërisht këto dy foto që tregojnë vetëm dy nga shprehjet në të cilat janë fokusuar Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi.
Featured image of article: ME FOTO/ “Largohuni sepse vajza nuk ka vdekur, por fle”, FRAZAT në Bibël që nënvizuan gratë e familjes Josifi, gjithçka që fliste për ringjalljen kishte rëndësi për ato Shprehjet dhe familja Josifi

TIRANË– Fotot që po shikoni tregojnë disa prej frazave, në të cilat janë bazuar anëtaret e familjes Josifi për të shkuar drejt vetëflijimit.

Në studion e emisionit “Open”, u prezantuan pikërisht këto dy foto që tregojnë vetëm dy nga shprehjet në të cilat janë fokusuar Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi.

Libri nga ku janë shkëputur këto fjali të nënvizuara është Bibla, dhe flet për ringjalljen.

Largohuni sepse vajza nuk ka vdekur, por fle,”- shkruhet në një prej teksteve.

Dhe në qoftëse Fryma i atij që ringjalli Krishtin prej së vdekurish banon në ju, ai që e ringjalli Krishtin prej së vdekurish do t’u japë jetë edhe trupave tuaj vdekatarë me anë të Frymës së tij që banon në ju,”- shkruhet në tekstin tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shpjegimi i pastorit Akil Pano, që ishte i pranishëm në studio, për këto shprehje që ekzistojnë në Bibël është se këto fraza flasin për ringjalljen e shpirtit.

Në Bibël ka edhe fraza të tjera që nuk flasin fare për këto çështje dhe këta kanë nënvizuar këtë,”- tha Pano.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment