Aktualitet

ME FOTO/ Ky është Eldin Dergjini, shoferi i makinës 150 mijë euroshe me targa ruse: Më goditi një mjet, erdha vetë në spital

Shoferi i mjetit tip "Benz G Class" thotë se pas aksidentit ka shkuar vetë në spital privat ku ka marrë ndihmën e parë.
Featured image of article: ME FOTO/ Ky është Eldin Dergjini, shoferi i makinës 150 mijë euroshe me targa ruse: Më goditi një mjet, erdha vetë në spital Eldin Dergjini dhe pamje nga vendngjarja

TIRANË- Dosja.al zbardh dëshminë e Eldin Dergjini, 34 vjeçari i cili është aksidentuar dje tek “Shqiponja”. Dergjini ka thënë se është goditur nga një tjetër mjet dhe ka humbur kontrollin mbi makinën e tij tip “Benz”. Shoferi thotë se pas aksidentit ka shkuar vetë në spital privat ku ka marrë ndihmën e parë.

“Kam qenë duke ecur me makinë me një shpejtësi normale. Me goditi nga pas një mjet tjetër. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi. Pas aksidentit jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital”.-mësohet se është shprehur ai.

Mbrëmjen e djeshme, një makinë tip Mercedes Benz G Class, e blinduar dhe me targa ruse është aksidentuar tek “Shqiponja” në kryeqytet. Që prej mbrëmjes së djeshme pati mister lidhur me pronarin e mjetit, luksoz që kushton jo më pak se 150 mijë euro.

(F.g./dosja.al)

Shto Koment