Rajoni

ME FOTO/Kosova 12 vjet shtet, Ramush Haradinaj qeras me Coca-Cola policët

Ramush Haradinaj ka publikuar disa foto në rrjetin social Facebook, ku shfaqet duke qerasur me Coca-Cola dy policë.
Featured image of article: ME FOTO/Kosova 12 vjet shtet, Ramush Haradinaj qeras me Coca-Cola policët Ramush Haradinaj teksa qeras policët.

Kosovë- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar disa foto në rrjetin social Facebook, ku shfaqet duke qerasur me Coca-Cola dy policë, në këtë ditë feste për Kosovën.

Për festën e Kurban Bajramit në gusht, Haradinaj u ka shërbyer kafe e ëmbëlsira disa policëve në detyrë, ndërkohë që në 2018-ën u ka shërbyer edhe byrekë. Ndërsa sot u ka dhënë nga një pije.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ramush Haradinaj teksa qeras policët.

Sot Kosova feston 12-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u njoh si shtet nga  116 vende të botës.  Kosova do të shënojë këtë përvjetor të Pavarësisë me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila është në koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Nuk ka munguar edhe një urim i kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur:“i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment