Aktualitet

ME FOTO/ Kjo është shtëpia e Talo Çelës që i hodhën tritol në oborr, xhamat iu bënë copash, detaji qëe mund të shpëtojë ‘selam-dërguesit’

Në këtë shtëpi nuk banon askush prej kohësh, gjë që të lë tëmendosh se tritoli ka qenë një mesazh për të shumëkërkuarin Talo Çela, të cili një muaj më parë i vranë të vëllanë. Ajo që mund t’i shpëtojë autorët nga identifikimi është fakti se në këtë zonë nuk ka kamera sigurie.
Featured image of article: ME FOTO/ Kjo është shtëpia e Talo Çelës që i hodhën tritol në oborr, xhamat iu bënë copash, detaji qëe mund të shpëtojë ‘selam-dërguesit’ Talo Çela dhe shtëpia

ELBASAN– Fotoja që po shikoni vjen nga banesa e Talo Çelës në Katund të Ri, në ambientet e jashtme të së cilës ka shpërthyer gjatë natës një sasi eksplozivi. Banesa tre katëshe e ndodhur buzë rrugës së fshatit të Elbasanit, ka pësuar dëme të mëdha materiale në pjesën e jashtme dhe xhamat janë bërë copë.

Në këtë shtëpi nuk banon askush prej kohësh, gjë që të lë të mendosh se tritoli ka qenë një mesazh për të shumëkërkuarin Talo Çela, të cili një muaj më parë i vranë të vëllanë. Ajo që mund t’i shpëtojë autorët nga identifikimi është fakti se në këtë zonë nuk ka kamera sigurie.

Shtëpia e Talo Çelës

Kjo gjë e bën shumë të vështirë gjetjen e ndonjë pamje filmike që mund të zbardhë detajet mbi ‘selam-dërguesit’.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tritoli u shpërthye gjatë natës, rreth orës 04:45.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment