Aktualitet

ME FOTO/ Kjo është 70-vjeçarja që u vra nga djali në Pogradec, e moshuara kujdesej për të birin, shkonte tek psikiatri për t’i marrë ilaçet

44-vjeçari Olsi Çekiçi i preu me thikë kokën nënës së tij dhe e vari në kangjellat e shtëppisë. Ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Featured image of article: ME FOTO/ Kjo është 70-vjeçarja që u vra nga djali në Pogradec, e moshuara kujdesej për të birin, shkonte tek psikiatri për t’i marrë ilaçet Firdes dhe Olsi Çekiçi

POGRADEC– Kjo që shikoni në foto është 70-vjeçarja, Firdes Çekiçi, që u vra ditën e djeshme nga djali i saj, Olsi Çekiçi. Pas krimit të rëndë, familjarët kanë hapur dyert e mortit. Ata kanë deklaruar për mediet se ajo ishte një grua e respektuar në fshat dhe se kujdesej për djalin dhe mbesën. Madje ajo shkonte edhe tek psikiatri për të marrë ilaçet për të birin. Ky i fundit refuzonte t’i pinte ato.

Firdes Çekiçi

Ngjarja e rëndë tronditi Pogradecin pasditen e djeshme. Olsi Çekiçi fillimisht tentoi të vriste vajzën e tij, pasi kjo e fundit kalonte kohën në telefon. Në këto momente ndërhyri nëna e tij, për të mbrojtur mbesën. Vajza mundi të largohej nga banesa, ndërsa 44-vjeçari i preu kokën me thikë 70-vjeçares dhe e vari në derë të shtëpisë. 44-vjeçari la të plagosur edhe vëllain e tij. Ai u arrestua menjëherë nga policia dhe u gjet i përlyer në gjak. Olsi Çekiçi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment