Aktualitet

Ish-deputetit të PS i jepet lamtumira e fundit, nuk mungojnë nderimet nga kolegët socialistë, bie në sy Gramoz Ruçi

FOTO
Homazhet për të ndjerin u zhvilluan në Katedralen e qytetit të Korçës, ku të pranishëm ishin edhe kolegu i tij, ish-deputeti Gaqo Apostoli dhe ish-kryetari i Bashkisë së Korçës në vitet 1996-2000, Dhionis Kotmilo.
Featured image of article: Ish-deputetit të PS i jepet lamtumira e fundit, nuk mungojnë nderimet nga kolegët socialistë, bie në sy Gramoz Ruçi Pamje nga ceremonia

KORÇË– Miqtë dhe familjarët i kanë dhënë lamtumirën e fundit, ish-deputetit të Partisë Socialiste, Niko Faber.

Homazhet për të ndjerin u zhvilluan në Katedralen e qytetit të Korçës, ku të pranishëm ishin edhe kolegu i tij, ish-deputeti Gaqo Apostoli dhe ish-kryetari i Bashkisë së Korçës në vitet 1996-2000, Dhionis Kotmilo.

Megjithatë nuk munguan as tufat me lule nga kolegët socialist në Tiranë, të cilët nuk mundën që të merrnin pjesë në funeral, një ndër ta ishte edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ish-deputeti ndërroi jetë ditën e djeshmë si pasojë e një ataku kardiak. Faber është njohur si një personalitet i respektuar në Korçë dhe e ka përfaqëësuar këtë qark për dy mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment