Politike

ME FOTO/ Golemi i ‘merr fytyrën’ Ramës, nuk duron dot dhe shkel rregullat e kryetarit, fotografohet buzë detit në Sarandë

Golemi është fotografuar teksa ecën në rërë dhe shijon motin e ngrohtë, duke harruar që plazhi është i ndaluar këtë periudhë për shkak të pandemisë.
Featured image of article: ME FOTO/ Golemi i ‘merr fytyrën’ Ramës, nuk duron dot dhe shkel rregullat e kryetarit, fotografohet buzë detit në Sarandë Edi Rama dhe Flamur Golemi
Përditësuar:

SARANDË– Kryetari i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi ka dalë të shijojë rrezet e diellit, në një nga plazhet e Sarandës.

Golemi është fotografuar teksa ecën në rërë dhe shijon motin e ngrohtë, duke harruar që plazhi është i ndaluar këtë periudhë për shkak të pandemisë.

Duke mos duruar dot deri në datën 10 qershor kur plazhet hapen për të gjithë qytetarët, Golemi është nxituar, por njëkohësisht i ka marrë ‘fytyrën’ kryeministrit Edi Rama, duke shkelur hapur rregullat e vendosura prej tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Flamur Golemi

A është ndëshkuar Golemi për këtë shëtitje? Apo nuk funksionojnë rregullat për të?

(f.m/dosja.al)

Shto Koment