Aktualitet

ME FOTO/ Forcat xheniere heqin tritolin nga makina e Suad Licit në Shkodër

Forcat xheniere heqin tritolin nga makina e Suad Licit në Shkodër.
Featured image of article: ME FOTO/ Forcat xheniere heqin tritolin nga makina e Suad Licit në Shkodër Foto nga vendngjarja

Shkodër-Forcat xheniere në Shkodër kanë hequr sasinë e tritolit të vendosur në makinën e Suad Licit, administratori i ekipit të futbollit të Vllaznisë. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar.

Një sasi tritoli i është vendosur mëngjesin e sotëm, makinës tip “Benz” të administratorit të ekipitit të futbollit të Vllaznisë, Suad Lici, e cila ndodhej e parkuar në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër. Lici sapo është afruar pranë mjetit e ka dalluar tritolin e vendosur poshtë makinës dhe menjëherë ka njoftuar policinë. Për këtë ngjarje Lici ka deklaruar se kriminelët duhet të rrinë larg sportit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment