Showbiz

ME FOTO/ Ermal Mamaqi kërcënohet publikisht nga profili i reperit Fero: Shumë i shpejtë je, por kam me ta thy edhe ty…

Hakerat i kanë vjedhur adresën në Instagram reperit Fero, dhe kanë kërcënuar publikisht Ermal Mamaqin.
Featured image of article: ME FOTO/ Ermal Mamaqi kërcënohet publikisht nga profili i reperit Fero: Shumë i shpejtë je, por kam me ta thy edhe ty… Aktori, Ermal Mamaqi dhe reperi, Fero.

TIRANË– Prej ditësh profili zyrtar në Instagram i reperit Feronit Shabani, është në duart e hakerave, që mesa duket nuk kanë ndërmend ta lëshojnë, derisa të demaskojnë Feron.

Por, ndër të tjera, me anë të profilit të reperit, ata kanë kërcënuar publikisht dhe Ermal Mamaqin, duke i thënë se do të marrin dhe Instagramin e tij, shumë shpejt.

Postimi nga hakerat.

“@ermalmamaqiofficial Shumë je i shpejtë. Veç shumë shpejt kam me ta thy Instagramin edhe ty”- ka shkruar hakeri në një nga postimet e këtyre ditëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në profilin e reperit Fero, vazhdojnë postimet provokuese, dhe me tone ngacmuese, duke treguar se ai ende nuk ka arritur të marrë në dorë privatësinë e tij.

R.L/Dosja.al

Shto Koment