Politike

ME FOTO/ Brenda Kryesisë së Kuvendit, deputetët e Opozitës parlamentare qeshin përballë Ramës

Takimi nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në orën 20:20, ku Hajdari doli e para përpara mediave për të treguar se nuk tërhiqet nga kërkesa për listat e hapura.
Featured image of article: ME FOTO/ Brenda Kryesisë së Kuvendit, deputetët e Opozitës parlamentare qeshin përballë Ramës Rama gjatë takimit me opozitën parlamentare

TIRANË– Fotot që po shikoni vijnë brenda Kryesisë së Kuvendit, ku për një orë e 20 minuta, kryeministri Edi Rama u mblodh kokë më kokë me Opozitën Parlamentare. Siç shihet edhe nga fotot, deputetët e Opozitës, Myslym Murrizi, Rudina Hajdari dhe Stojku, duken mjaft të qeshur.

Takimi nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në orën 20:20, ku Hajdari doli e para përpara mediave për të treguar se nuk tërhiqet nga kërkesa për listat e hapura.

Ky takim vjen pas bojkotit që i bëri opozita parlamentare seancës së fundit kur po diskutohej për ndryshimet në kodin zgjedhor. Murrizi ndërkohë ka theksuar edhe më herët, se opozita parlamentare nuk do të bashkojë votat për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kërkesat e opozitës parlamentare janë listat e hapura, ndryshimi i sistemit, heqja e koalicioneve parazgjedhore dhe pragu elektoral 5%. Në takimin e fundit mes Ramës dhe opozitës parlamentare, shefi i qeverisë tha se është i gatshëm të ulet dhe të negociojë për listat e hapura.

(F.M/DOSJA.AL)

Shto Koment