Aktualitet

Anisa Josifi e vdekur mbi shtrat dhe mbuluar me jorgan me lule, publikohen fotot e rënda brenda banesës horror, mbi fytyrën e 30-vjeçares qëndron një copë e bardhë

FOTO
Mbi fytyrën e 30-vjeçares është vendosur edhe një naoë e bardhë që nuk lejon t’i shihen tiparet. Qartazi, në këto imazhe që u publikuan mbrëmjen e sotme në “Opinion”, është Anisa Josifi në shtratin e vdekjes, dhe jorgani ka marrë formën e trupit.
Featured image of article: Anisa Josifi e vdekur mbi shtrat dhe mbuluar me jorgan me lule, publikohen fotot e rënda brenda banesës horror, mbi fytyrën e 30-vjeçares qëndron një copë e bardhë Familja Josifi dhe Anisa e vdekur

TIRANË– Fotot e rënda që po shikoni janë shkrepur brenda banesës së familjes Josifi. Pikërisht në këtë shtrat, me jorgan me lule ka qenë shtrirë Anisa Josifi, për 15 muaj rresht, e pajetë.

Mbi fytyrën e 30-vjeçares është vendosur edhe një naoë e bardhë që nuk lejon t’i shihen tiparet. Qartazi, në këto imazhe që u publikuan mbrëmjen e sotme në “Opinion”, është Anisa Josifi në shtratin e vdekjes, dhe jorgani ka marrë formën e trupit.

Krahas shtratit, shihet edhe një leckë e kuqe që ekspertët e kanë konstatuar të lagur me uthull dhe me vaj. Me këto lëndë dhe disa të tjera, është lyer trupi i Anisës për 15 muaj me radhë, ndërkohë që motra e saj Blerta dhe e ëma e dy vajzave, Zhaneta, prisnin që ajo të ringjallej.

Anash fotove, vihet re edhe ventilatori që ndihmonte në largimin e erës së rëndë që mund të mbajë kufoma, një tavolinë, vazo me lule dhe një kompjuter.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe.

Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment