Aktualitet

Me flamuj në duar dhe muzikë tradicionale, Gjirokastra feston çlirimin e Greqisë

Në fshatin Dervician ndodhet edhe Spiro Ksera, ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta e Republikës së Shqipërisë, në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha.
Përditësuar:

GJIROKASTËR– Qyteti i Gjirokastrës është ‘ndezur’ ditën e sotme nga atmosfera festive. Nënë ritmet e muzikës tradicionale greke dhe me flamujrin grek dhe shqiptarë në duar, banorët e fshatit Dervician kanë festuar ditën e sotme festën e çlirimit të Greqisë.

Dosja.al mëson së prezent në këto festime të organizuara është edhe ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta e Republikës së Shqipërisë, në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha, Spiro Ksera.

Ndërkohë vihet re mungesa e prefektit të qarkut Astrit Alia, ish-deputeti Vangjel Tavo dhe Vangjel Dule, të cilët kanë qenë të ftuar.

Ksera është gjithashtu një minoritar grek. Ai u arrestua në janar të vitit 2016 nën akuzën e veprës penale “Shpërdorim detyre”. Ish-ministri akuzohej për një tender me vlerë 30 milionë lekë të reja, dhe u dënua me 2 vite e 6 muaj burg. Ksera përfitoi nga ulja e dënimit që i dha Apeli, dhe u lirua brenda vitit.

Kryetari i Bashkisë Dropull, Arqile Decka është shprehur për kamerat se kjo ditë festohet në kuadër të revolucionit grek kundër turqve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sot është dita e revulocionit grek kundër turqve. Në këtë revolucion morën pjesë edhe persona nga zonat tona të cilët luftuan shpirtërisht për këtë ditë të bukur. Bashkia Dropull e organizoi këtë festë së bashku me Konsullin Grek në Gjirokastër,”- u shpreh Decka.

I pyetur nëse ish-deputetët Tavo, Dulë dhe prefekti Aliaj nuk kanë ardhur për shkak të situatës politike, ai u shpreh se nuk ishte personi i duhur për t’u përgjigjur në lidhje me situatën politike.

Festa e çlirimit të Greqisë organizohet çdo vit në Gjirokastër por ky është viti i parë që festa e manifestohet në një klimë jo fort paqësore në këtë krahinë të jugut të Shqipërisë.

Festa vjen gati 5 muaj pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat, Konstantinos Kacifas.  Konstantinos Kacifas u vra në 28 tetor 2018 nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifas njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke. Pas vrasjes, familja pati pretendime për trupin e të riut, dhe akuzoi RENEA-n se fillimisht e kishte plagosur dhe më pas e kishte vrarë. Pas një sërë polemikash mes dy vendeve, trupi i të riut u varros në Bularat, ku nuk munguan të tjerë ekstremistë grekë që tentuan të përplaseshin me policinë shqiptare.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Me flamuj në duar dhe muzikë tradicionale, Gjirokastra feston çlirimin e Greqisë

  1. I ka fajet shteti jon qe i len me festu nuk u qin ropt ti rras ne biruc ton gjirokastrit

Shto Koment