Showbiz

Me familjen e Jonida Maliqit kalojnë fundjavën bashkë, Romeo një partner i përkushtuar (FOTO)

Romeo është fotografuar përkrah mbesës dhe motrës së Jonida Maliqit në një nga ambjentet argëtuese në kryeqytet.
i. Aktori i humorit, Romeo Veshaj dhe këngëtarja, Jonida Maliqi.

TIRANË– Pak kohë më parë u përfolën për ndarje mes tyre, por duket se çifti Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj vazhdojnë historinë e tyre të dashurisë.

Në një foto të siguruar nga IconStyle aktori i humorit duket mjaft i përkushtuar ndaj familjes së këngëtares, teksa shihet përkrah motrës dhe mbesës së shumpërfolur të saj.

Jonida Maliqi pak kohë më parë ishte me pushime në Jalë, bashkë me familjen e saj, dhe nuk rreshtte së publikuari video dhe foto me mbesën e saj, që duket se ka krijuar një lidhje të veçantë.

Disa javë më parë u dyshua për një ndarje mes saj dhe Romeos, pas disa postimeve të dyshimta në rrjete sociale, por fotot e siguruara nga IconStyle tregojnë më së miri që ata vazhdojnë të jenë bashkë. Madje kanë takuar dhe familjarët e njëri-tjetrit.

Romeo Veshaj përkrah motrës dhe mbesës së Jonida Maliqit.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment