Politike

“Më është vrarë një djalë…”/ Nëna me ‘zemër të thyer’ para Bashës, rrëfen tragjedinë familjare: Më thoshte ‘do ta bëj unë Shqipërinë’, shokët e mi

VIDEO
Ajo shtoi se tashmë ka ngelur vetëm me të shoqin dhe djalin tjetër, të cilin e ka invalid. 
Featured image of article: “Më është vrarë një djalë…”/ Nëna me ‘zemër të thyer’ para Bashës, rrëfen tragjedinë familjare: Më thoshte ‘do ta bëj unë Shqipërinë’, shokët e mi Pamje nga takimi i Lulzim Bashës nënat e emigrantëve

TIRANË– Një grua ka treguar tragjedinë e saj familjare përpara Lulzim Bashës. Gjatë takimi që ky i fundit zhvilloi me nënat e emigrantëve, gruaja në fjalë tregoi se ka humbur një djalë në moshën 15-vjeçare pasi ia kanë vrarë.

Ajo shtoi se tashmë ka ngelur vetëm me të shoqin dhe djalin tjetër, të cilin e ka invalid. 


“Mua më është vrarë një djalë. 15 vjeç ishte. Ishte një djalë i mrekullueshëm. Nuk e keni bërë ju me thoshte mua, do ta bëj unë, do ta bëjnë shokët e mi. shqipëria do të ecë përpara. Ne jemi dy pensionistë të vetëm tashmë. Kam dhe një djalë të paralizuar,”- tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot, ndryshe nga herët e tjera, Basha takoi nënat e emigrantëve shqiptarë dhe dëgjoi rrëfimet e grave teksa shprehnin mallin për fëmijët e tyre.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment