Aktualitet

“Më erdhi jeta për herë të dytë”/ Nënë Maria rrëfën betejën me Covid-19: Kam qarë, nuk kam fjalë për të…

Nënë Maria ka falenderuar edhe stafin mjekësor që gjatë kohës që ka qenë e shtruar në spital janë kujdesur për të.
Featured image of article: “Më erdhi jeta për herë të dytë”/ Nënë Maria rrëfën betejën me Covid-19: Kam qarë, nuk kam fjalë për të… Nene Maria

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ditën e sotme ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku nënë Maria tregon betejën me Covid-19.

“Temperatura pas 3-4 ditësh filloi të rritej dhe u shtua një kollë e fortë. U detyrova të bëja skanerin e dytë. Kur bëra skanerin e dytë mjeku pa që isha përkeqësuar.  Menjëherë morën 127 dhe më shtruan në spital. Në spital më bënë të gjitha procedurat e COVID-19. Kisha një kujdes maksimal”, tregon ajo.

Nënë Maria ka falenderuar edhe stafin mjekësor që gjatë kohës që ka qenë e shtruar në spital janë kujdesur për të.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kam qarë. Nuk kam fjalë për ti falënderuar mjekët sepse më erdhi jeta për herë të dytë”.

Nënë Maria tashmë është shëruar plotësisht nga sëmundja vdekjeprurëse dhe është kthyer në shtëpi. Ndërkohë, ministrja Manastirliu bashkangjitur videos, shkruan: Kjo është nënë Mariana që kthehet në shtëpi e shëruar dhe thotë këto fjalë zemre për mjekët dhe infermierët që i shërbyen në spitalin infektiv. Prej 6 muajsh heronjtë e heshtur vijojnë përballjen me virusin e rrezikshëm, ditë-natë, për të shpëtuar jetë!

(A.K.dosja.al)

Shto Koment