LIVE UPDATES
Aktualitet

MË E ASHPËR SE KURRË!Yuri Kim për ‘non gratën’ e Berishës:Ka prova! I iku drejtësisë

19 Janar 2022, 20:11 Nga DOSJA
MË E ASHPËR SE KURRË!Yuri Kim për ‘non

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha se shpallja e tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka prapavijë politike. Në një intervistë për emisionin “Now”, Yuri Kim, duke përdorur një gjuhë më të ashpër se daljet e tjera publike, ka shpjeguar edhe njëherë të gjithë procesin e ndërmarrjes së sanksioneve, duke i shuar shpresat Berishës se vendimi mund të kthehet pas. 

Sipas saj, mbi 200 persona janë sanksionuar nga Amerika për shkak të veprimeve të tyre, e deri më sot asnjë nuk ka mundur që të kthejë pas vendimin, duke përsëritur disa herë se askush nuk është mbi ligjin. 

Yuri Kim për Berishën: Shpallja e tij “non grata” ka të bëjë me korrupsionin. Procesi merr vite dhe nuk bëhet brenda ditës, nuk bëhet me teori konspirative. Ideja se kjo është hakmarrje politike, apo se nuk na pëlqen pozicioni i dikujt mbi Kosovën, është se kjo është fantazi. Ja faktet. Mbi 200 persona akuzohen për korrupsion domethënës, në këtë proces ka qindra njerëz dhe ekzaminojnë çdo provë. Kur arrijnë në tryezën e sekretarit të shtetit, sekretari ka sigurinë se fakti. E dini sa emra janë që kur i pa publiku tha “ua sa surprizë”, 0! E dini sa ia kanë dalë që të kthejnë pas vendimin? 0! Nuk jeni përjashtim rregulli. Provat i keni para syve. I ikën ndjekjes penale sepse dolën mbi ligjin. Askush nuk është mbi ligjin. Nëse e përdor autoritetin e postit për të shkelur ligjin për të vjedhur nga vendi dhe pastaj përdor forcën politike për të intimiduar të tjerët kjo nuk është më e pranueshme. Kështu ka qenë për disa kohë. Presidenti Biden e ka bërë të qartë që të kërkohet llogari për korrupsionin dhe minimin e demokracisë veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Kjo nuk ka të bëjë me fantazi por me fakte. Janë para syve të tu, të mi dhe para popullit shqiptar.

Po ashtu, në fjalën e saj, ambasadorja shtoi se në proces janë të përfshirë qindra persona, duke mos harruar të përmendë edhe agjentët e CIA e FBI. Ndërsa akuzat e Berishës se e gjitha vjen falë lobimit të George Soros, ambasadorja Kim e ka cilësuar si një fantazi. 

Kemi marrë në konsideratë një gamë të gjërë informacioni, publiksht dhe jo. Marrin informacion të njohur për publikun dhe nga burime konfidenciale. Nuk merret vetëm DASH për këtë, përfshihet departamenti i thesarit, FBI, CIA dhe një gamë ekspertësh për të parë, mbledhur dhe më pas shqyrtuar faktet që sekretari i shtetit të ketë besim të nënshkruaj. Këto nuk bëhen me thashetheme. Është fantazi. Vendimet tona bazohen në fakte. Po iu them edhe diçka tjetër. Njerëzit thonë se nuk ka dosje provash…Këto përcaktime janë specifike, nuk është çështje ligjore ndaj dhe në asnjë rast nuk paraqesim dosje provash. Shqipëria nuk ka pse të jetë përjashtim në këtë dosje rregullash. Për këtë nuk do i shpëtoni rregullit. Ndjesë!,”-shtoi ajo. 

Po ashtu, dha edhe një koment lidhur me procesin gjyqësor që lideri historik i PD ka nisur në Francë.

“Do çoni prova në ndonjë Gjykatë? Nuk ndodh ashtu! Nuk ndodh ashtu! Nuk ndodh ashtu! Nuk ndodh ashtu! Nuk ndodh ashtu! Nuk komentoj për fantazi apo hipoteza. Më pëlqen të jetoj në një botë të bazuar në fakte,”-e mbylli Kim.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike sali berisha sali berisha non grata yuri kim sali berisha sali berisha non grata yuri kim

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën