Sport

Me dyer të mbyllura dhe në fusha neutrale, kështu mund të mbyllet sezoni i Serie A

ka nisur të forcohet ideja e rinisjes së përgatitjeve në fillim të majit dhe zhvillimit të ndeshjeve pa praninë e tifozëve, në fusha neutrale ku ka prani minimale të COVID-19
Featured image of article: Me dyer të mbyllura dhe në fusha neutrale, kështu mund të mbyllet sezoni i Serie A Foto ilustruese

ITALI- Disa klube në Itali po kërkojnë anulimin e sezonit aktual, disa të tjerë kërkojnë mbylljen me çdo kusht të këtij sezoni dhe akordimin e titullit, për të ulur sadopak dëmet ekonomike, megjithatë Federata Italiane e Futbollit po studion të gjitha alternativat e mundshme për të çuar deri në fund kampionatin.

Kështu së fundmi ka nisur të forcohet ideja e rinisjes së përgatitjeve në fillim të majit dhe zhvillimit të ndeshjeve pa praninë e tifozëve, në fusha neutrale, kryesisht në zonën qendrore dhe jugore të Italisë, ku prania e Covid-19 është minimale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë mënyrë ndeshjet do të rinisnin në fund të muajit maj dhe kampionati do të mund të mbyllej brenda mesit të korrikut, ndërsa mbetet ende për t’u kuptuar edhe mendimi i UEFA-s, që nuk ka ndërmend të lërë pas dore edhe ligat europiane.

(e.ç/dosja.al)

Shto Koment