Rajoni

“Më duket se e vramë”/ Zbulohen bisedat midis dy të rinjve në Greqi që dhunuan policinë

Sipas CNN, të dy ata kanë diskutuar për dhunimin e një oficeri policie, të cilët ata dyshojnë se e kanë vrarë. 
Featured image of article: “Më duket se e vramë”/ Zbulohen bisedat midis dy të rinjve në Greqi që dhunuan policinë Pamje nga protestat

GREQI-Forcat e policisë në Greqi, kanë zbuluar një telefonat që është bërë nga dy të rinj, të cilët janë arrestuar gjatë protestave në Nea Smyrni.

Sipas CNN, të dy ata kanë diskutuar për dhunimin e një oficeri policie, të cilët ata dyshojnë se e kanë vrarë.

A: Eja, ndoshta e kemi vrarë

B: Me të vërtetë?

A: Po, ne e vramë atë, po ju them. Ne duhet të largohemi

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B: Po, po merre motoçikletën dhe largohu

Po ashtu,  sipas autoriteteve në kohën e dhunimit, telefoni i njërit prej dy të arrestuarve, kishte qenë i hapur dhe është regjistruar momenti kur thuhet: “Vriteni atë”, “Merrni të gjitha”, si dhe sharje dhe shprehje të tjera vulgare.

Mësohet, se hetuesi është shprehur se njëri prej tyre ka dhunuar policinë dhe si pasojë ka qëndruar në komisarit, ndërsa tjetri cili ishte arrestuar pasi kishte sulmuar zyrën Miltiadis Varvitsiotis u la i lirë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment