TIRANË- Betohen tre deputetët e rinj të LSI-së, të cilët pranuan mandatin pas djegies së tyre nga opozita.
Me fjalën “betohem” dhe me duartrokitje nga deputetët e maxhorancës, janë shpallur deputet: Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj.
Deri më tani ka shkuar në 96 numri i përfaqësuesve të popullit në Kuvend, nga të cilët 79 deputetë janë të maxhorancës dhe pjesa tjetër është e opozitës.
Që prej 21 shkurtit, deputetët e opozitës kanë firmosur djegien e mandateve dhe parlamenti ka ngelur vetëm me mazhorancë. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, dhe ka ofruar vetëm dialog për opozitën. Vendet e mandateve të djegura janë zënë nga kandidatët e tjerë të listave shumëemërore për deputetë.
(k.m./dosja.al)