Politike

“Më dha 570 mijë lekë, i thashë votat i ke në xhep”/ Ish-kryeministri publikon audio-përgjimin: Ja si nënkryetari i bashkisë Klos blen votat për PS-në

Në audion e publikuar nga Berisha dëgjohet të bashkëbisedojnë dy persona, ku njëri prej tyre thotë se ka marrë 570 mijë lekë nga nënkryetari i Bashkisë, Armand Gjini për vendosjen e disa dritareve.
Featured image of article: “Më dha 570 mijë lekë, i thashë votat i ke në xhep”/ Ish-kryeministri publikon audio-përgjimin: Ja si nënkryetari i bashkisë Klos blen votat për PS-në Foto ilustruese

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një audiopërgjim që sipas tij, dëshmon blerjen e votave nga Partia Socialiste në zonën e Klosit. Në audion e publikuar nga Berisha dëgjohet të bashkëbisedojnë dy persona, ku njëri prej tyre thotë se ka marrë 570 mijë lekë nga nënkryetari i Bashkisë, Armand Gjini për vendosjen e disa dritareve.

Sipas personit që është përgjuar, ai ka marrë 570 mijë lekë duke i premtuar edhe vota për të majtët në këmbim të nderit që i kishte bërë. Megjithatë mbetet e pasqaruar se për çfarë dritaresh flet i përgjuari. 

BASHKEBISEDIMI: 

Qytetari 1: Si i ke punët?

Qytetari 2: Mirë, jo keq! Si jeni ju?

Qytetari 1: Mirë, me ça je marrë, a ka ec puna?

Qytetari 2: Ashtu me copa.

Qytetari 1: Më thanë që të kishin ndihmuar pak…

Qytetari 2: Kush?

Qytetari 1: Më thanë këta partia në pushtet

Qytetari 2: Ha ha. Sa i madh je, jo!

Qytetari 1: Mua më bëhet qejfi që të të ndihmojnë

Qytetari 2: Kush? Jo, jo, veç Mondi

Qytetari 1: Cili Mond?

Qytetari 2: Armando Gjini

Qytetari 1: Ça të ndihmoj me ndonjë gjë ?

Qytetari 2: Më ka dhënë lekët që bëra dritaret të gjitha

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qytetari 1: Dritaret e dueraluminit. Po mirë ja ka bo.

Qytetari 2: Ja bëftë zoti hallall

Qytetari 1: Bravo i qoftë. Të shkuan shumë?

Qytetari 2: 570 mijë

Qytetari 1: Bravo, paska bërë punë. A të dha ndonjë farë ndihmë apo t’i dha vetë?

Qytetari 2: Mi dha vetë

Qytetari 1: Bravo i qoftë. Unë thashë se të ka ndihmuar Albani?

Qytetari 2: Ça Albani or burr, jo.

Qytetari 1: Ti paska marrë ato vota Armando?

Qytetari 2: I ka marrë me ndershmëri.

Qytetari 1: Po normal ja ka bërë hyzmetin.

Qytetari 2: Ja kam premtuar…tha për punën e votave pas ndonjë muaji. I thashë i ke në xhep vetëm për këto që ke bërë. Për mua është djali i mirë.

Qytetari 1: Nuk t’i fal kush 570 mijë lekë. Bravo i qoftë. Po kërkoi ndonjë gjë tjetër sa është kjo fushatë. Se të japin. Se nuk i kanë lekë tu punu me bel. Shfrytëzoi.

Qytetari 2: Shumë faleminderit

Qytetari 1: Të paça, natën

Qytetari 2: Natën.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment