Sport

“Më dëmtoi magjia e zezë”, sulmuesi 24-vjeçar nuk gjen shërim nga mjekët: M’u paralizua këmba

Futbollisti ka sqaruar situatën pasi u dëmtua.
Featured image of article: “Më dëmtoi magjia e zezë”, sulmuesi 24-vjeçar nuk gjen shërim nga mjekët: M’u paralizua këmba Muhamed Buja Turai

SUEDI– Historia aspak e pazakontë e sulmuesit nga Sierra Leone, Muhamed Buja Turai është bërë virale ne internet qe akoma nuk dihet nëse duhet marrë seriozisht që të shqetësohemi.

Në një prononcim për BBC Sport, futbollisti ka sqaruar situatën pasi u dëmtua duke u shprehur: “Unë jam shëruar pothuajse plotësisht nga dëmtimi im. Nuk u dëmtova në gisht kur luajta ndaj Lesothos, sepse askush nuk më shkeli. Unë fillova të ndjej dhimbje kur u riktheva në hotel. Njoftova fizioterapistin, i cili nuk arriti të kuptonte problemin tim, ndërkohë që dhimbja u përkeqësua kur mbërrita në qendrën stërvitore dhe u përhap në të gjithë këmbën. Vendosa të te telefonoj familjarët të cilët më dërguan tek një mjeke popullore.

Ajo më tha se nëse do të kisha shkuar në spital për trajnim dhe nëse do kisha provuar ilaçin që do të më jepnin ata, karriera ime do të kishte marrë fund.  Unë i besoj të gjitha ato që më janë thënë. Kam dëgjuar edhe më parë, që kanë ndodhur gjëra të tilla në kampion e Sierra Leones. Tani e provova vetë.”

Shoqata e Futbollit Sierra Leone, ekipi teknik i kombëtares dhe ministria e sportit kanë reaguar ndaj pretendimeve të Buya, duke i konsideruar ato absurde.

(r.g/dosja.al)

Shto Koment