Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
GJIROKASTËR- Antoneta Hoxha, 53 vjeç, nënë e katër fëmijëve u gjet e masakruar në krevatin martesor, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Valagat të Memaliajt. Ajo është gjetur e goditur me sende në forta, në kokë, në krahun e majtë, ndërsa dëshmitarët që e gjetën në dhomën e gjumit thanë për mediat se ajo ishte mbuluar në gjak.
Trupi i saj është dërguar në morgun e Gjirokastrës, ndërkohë që ngjarja për disa orë u rrethua me mister. Autori i vrasjes, i shoqi, për disa orë nuk e pranoi krimin dhe e fshehur ngjarjen me justifiikimet se nuk kishte dijeni për atë që ndodhi. Ai kishte zhdukur edhe armën e krimit, ndërkohë që pasi u mor në pyetje në polici, ai ka pranuar atë që ka ndodhur dhe ka rrëfyer detaje nga ngjarja makabre.
[sgallery url=”https://dosja.al/masakrohet-ne-dhomen-e-gjumit-gruaja-ne-memaliaj-dyshime-tek-burri-fqinjet-ishte-e-mbuluar-ne-gjak/”]
I shoqi, Skënder Hoxha ka thënë se ngjarja ka ndodhur pas një debati që ka nisur në mbrëmje dhe më pas është finalizuar me vrasjen e 53-vjeçares në orën 03: 00 të mëngjesit. Ai ka treguar se e ka qëlluar gruan me levën që përdorte për të trazuar kazanin e rakisë. Një tjetër rrethanë makabre e vrasjes së nënës së 4 fëmijëve në Memaliaj është edhe fakti se vetë Hoxha ka pranuar se pasi e ka goditur, ajo ka kërkuar ndihmë pasi ka qenë ende gjallë, por ai nuk e ka ndihmuar.
Dëshmitarët thanë se dëgjuan zhurmë dhe kur shkuan për të parë, gjetën gruan në orën 04 e mëngjesit të pajetë, ndërkohë që gjaku kishte ngrirë. Kjo, sipas hetuesve është një nga provat që tregon se vrasja ka ndodhur në orën 03 të mëngjesit.
Çifti Hoxha ishte kthyer prej disa kohësh nga Tirana, ku jetonin me vajzën e tyre të martuar. Dy vajzat e tjera të familjes jetojnë në Greqi, ndërsa djali në Tiranë.
Ata njiheshin si një familje e qetë, dhe kurrë nuk kanë patur debate burrë e grua, ç’ka vështirëson edhe krijimin e dinamikës sesi ka ndodhur vrasja.
(f.g.j.v.k.m.a.f/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TEPELENË–Kryeplaku i fshatit Valagat, Hodo Hoxha ka rrëfyer se kishte shkuar në banesën e çiftit pasi kishte dëgjuar zhurma por aty kishte gjetur tr...
SARANDË- Dy persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm,në fshatin Mursi pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike. Pas kontrollit të ushtruar në automjet, p...
Tiranë- Media gjermane DW ka reaguar së fundmi për një njoftim të Kryeministrisë që është publikuar dje në faqen e tyre. DW sqaron se një njoftim i zyrës së sht...
Lezhë– Vodhën një mjet fugon, policia e Lezhës arreston për 20 minuta dy prej autorëve. Ngjarja ka ndodhur në orët e para në fshatin Ishull-Lezhë, ku A.P.,dha a...
KAVAJË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Kavajë-Durrës, në afërsi të malit të Robit. Si rezultat mbetën të plagosur 3 pers...
GJIROKASTËR– Një 50-vjeçar ka humbur jetën sot në spitalin e Tepelenës ndodhej në pritje të dënimit të tij. I identifikuar si Artur Zhupa, ai prej d...
Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë një 41- vjeçar me iniciale E.P, pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje.Arrestimi tij u bë i mundur, falë operaci...
TEPELENË- Një i paraburgosur ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Tepelenës.50-vjeçari i identifikuar si Artur Zhupa, i cili ndodhej i p...
TIRANË– Pas vrasjes së dy kushërinjve Jushi në Laç, autorët janë larguar me shpejtësi drejt Tiranës, ku në një lagje të Laprakës kanë djegur edhe ma...
Tiranë- Disa ditë më parë, tek godina e Teatrit Kombëtar u hoqën shkronjat ku shkruhej me gërma të mëdha emri i këtij institucioni kulturor.Aktorët kanë denonc...