Politike

“Më dëgjo mua, se gaboj shumë pak”, Ngjela-Mediut: Kam fakte, Rama dhe Basha rrezikojnë!

Avokati Spartak Ngjela është përplasur me kreun e PR, Fatmir Mediu, dhe analistin Agron Gjekmarkaj, teksa këta dy të fundit kanë fajësuar kryeministrin Edi Rama për krizën politike.
Featured image of article: “Më dëgjo mua, se gaboj shumë pak”, Ngjela-Mediut: Kam fakte, Rama dhe Basha rrezikojnë! Spartak Ngjela dhe Fatmir Mediu

TIRANË– Është shoqëruar me debate të forta diskutimi për krizën politike në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në Neës 24.

Avokati Spartak Ngjela është përplasur me kreun e PR, Fatmir Mediu, dhe analistin Agron Gjekmarkaj, teksa këta dy të fundit kanë fajësuar kryeministrin Edi Rama për krizën politike dhe kushtet e reja që Gjermania i vuri Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Pjesë nga debati:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjekmarkaj: Ka rënë shteti, e ka rrëzuar kjo qeveri
Ngjela: Jo, qeveria s’ka lidhje fare.
Gjekmarkaj: Kushtet ia vënë qeverisë, i kërkojnë të bëjë shtetin e së drejtës minimumi. Nuk ka shtet Shqipëria sot.
Mediu: Kjo nuk na bën të papërgjegjshëm. Jetojmë brenda kësaj vorbulle marrëdhëniesh. A e di avokat se banditët janë brenda sistemit. Kemi pasur shkelje të marrëveshjes që në fillim E vetmja gjë që u bë me konsensus ishte SPAK-u, për shkak të garancisë që dha SHBA.
Ngjela: Ku e di ti që këto s’kanë ardhur për shkak të një marrëveshjeje të brendshme mes Ramës dhe Bashës? Më dëgjoni me vëmendje, se unë gaboj shumë pak. Edhe Rama, edhe Basha, rrezikojnë.
Mediu: Ky është grusht shteti, gjithçka ka kaluar në duart e Ramës.
Ngjela: Më dëgjo mua, kam parë ambasadën amerikane që nxjerr skemat si e ka bërë ajo Reformën në Drejtësi. Doni të hyni në politikë, merrni shkopin shkoni, ama ata duan drejtësi, ju vënë kushte.
Mediu: Me Ramën nuk ka zgjidhje. Si tha Hitleri, kur i thanë se po shkatërrohet Gjermania, tha le të vriten. E keni parë Ramën në “Facebook”…
Ngjela: Nuk më duhen poezi, unë kam fakt. Ëashingtoni deklaroi “zgjedhjet janë të rregullta, qeveria është e ligjshme”.

Marrë nga BalkanWeb

(k.m/dosja.al)

Shto Koment