Politike

“Me çunat problematikë”, Damian Gjiknuri rikthen ‘tërmetin’ në Vlorë pas përgjimeve (Foto)

Në disa foto i deleguari i PS-së në Vlorë, shihet teska pozon me disa djem të rilindjes që kanë të shkruar në bluzë shprehjen ‘çunat problematikë’.
Featured image of article: “Me çunat problematikë”, Damian Gjiknuri rikthen ‘tërmetin’ në Vlorë pas përgjimeve (Foto) Damian Gjiknuri
Përditësuar:

VLORË– Damian Gjiknuri i cili ndodhet në Vlorë pranë kryeministrit Edi Rama për mbylljen e fushatës elektorale ka rikthyer edhe njëher temën e përgjimeve në Vlorë.

I deleguari i PS-së në këtë qytet ka pozuar përpara kamerës me disa djem që kanë të shkruar mbi bluzë shprehjen “çunat problematikë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto bluza mesa duket janë frymëzuar nga përgjimet e publikuara nga Bild në lidhje me Dosjen 184.  Në ato përgjime, Gjiknuri në atë kohë ministër i Energjitikës dëgjohej teksa fliste në telefon me Arben Keshin, dhe i thoshte se do i dërgonte një furgon me ‘çuna problematikë’.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment