LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më kthe paratë, ndryshe të nxora fotot”/ I martuari me 3 fëmijë kërcënon të dashurën nga Tirana që zuri në Gjerm

23 Nëntor 2020, 17:25 Nga DOSJA
“Më kthe paratë, ndryshe të nxora fotot”/ I martuari

TIRANË– Kjo është historia e D. N, një grua e dashuruar me personin e gabuar për të cilin braktisi bashkëshortin dhe deklaroi publikisht lidhjen me SH. H, një 40-vjeçar nga Kosova. Por kur D. N kuptoi se po shfrytëzohej prej tij, pikërisht në shtetin gjerman ku ishte zhvendosur bashkë me djalin e mitur, ajo i dha fund lidhjes. Një vendim pas të cilit ajo nuk priste pasoja, megjithëse ky parashikim i gruas ishte shumë larg asaj që i ndodhi. “Ai shkoi në Kosovë dhe aty kërkonte pa fund të holla dhe vlera monetare, në të kundërt më kanoste se do t’i publikonte çastet intime tonat”, deklaroi në policinë e kryeqytetit gruaja menjëherë sapo u kthye në Shqipëri. I dyshuari, dosja e të cilit aktualisht u dorëzua në gjykatë nën akuzën e përndjekjes, ishte ndërkohë i martuar me një person tjetër, ndërsa mbante lidhje paralele me gruan nga Tirana.

Kur më kanosi që do të merrte në telefon babain dhe ish-burrin dhe do u tregonte fotot, i telefonova secilit dhe u tregova për çfarë bëhej fjalë. Babai mu përgjigj: “do të të mbështes në çdo rast”, rrëfen gruaja. Sipas dosjes që Gazeta “Si” disponon megjithëse gruaja i bllokoi të gjitha komunikimet me Sh.H, ai hapte profile të reja dhe i shkruante. “Po dilja me tim bir kur në rrugë mu shfaq Sh. Kërkoi të bisedonim në të kundërt do të fliste me babain. Nuk pranova. Djali u frikësua. Sapo pashë disa efektivë policie në rrugë iu drejtova atyre”, rrëfen më tej D.N.

Dëshmia e përndjekësit

I janë marrë dëshmi edhe të denoncuarit – deklaron policia në procesverbale, por 40-vjeçari nuk pranon ta ketë përndjekur dhe as shfrytëzuar ish të dashurën. “I dola në rrugë për të marrë orën dhe rrobat që i kisha dërguar me të. E kam ndihmuar kur qëndronte në Gjermani, jo vetëm me të holla, por i kam gjetur punë. Mesazhet ia kam dërguar pasi e doja dhe e respektoja, ndërsa ajo nuk më hapte telefonin”, citohet të ketë thënë i dyshuari.

Por çfarë thotë babai?

Policia bën me dije se ka pyetur edhe babain e gruas, që tregon se mori telefonata nga një person për të cilin ishte paralajmëruar nga e bija. “Në orën 20.00 kur nuk pranova ta takoja, ky numër më kërcënoi. “Tani do më njohësh se kush jam unë dhe do kesh frikë të dalësh në rrugë”, më tha”, rrëfen babai.

Në dosje me procesverbal këqyrjeje janë administruar të dhënat në mesazhe që janë nxjerrë nga aparati i kallëzueses.

Rrëfimi i gruas

Me Sh. takohesha herë pas here në Hamburg, sidomos gjatë fundjavave. Punoja atje çdo tre muaj dhe kthehesha në Tiranë, pasi nuk mund të qëndroja më tepër. Sh. më tha që ishte i divorcuar, por disa muaj pasi u frekuentuam, ai filloi të shfaqej xheloz, duke inskenuar skena të tilla, “më do s’më do, me kë shkon, me kë më tradhton”, gjëra të pakuptimta dhe të pavërteta totalisht”, rrëfen gruaja.

Më tej D. i tregon policisë se për t’i dhënë mundësi shpëtimi lidhjes, ajo vendosi të jetojë me 40-vjeçarin.

Që në javët e para u pendova që po jetonim bashkë, problemet po shtoheshin. Por isha e përkushtuar ndaj tij. Po prisja me padurim të kthehesha në Shqipëri që të ndaheshim të qetë. Një ditë i kontrollova telefonin, aty zbulova që Sh. kishte lidhje të tjera dhe madje e vazhdonte martesën dhe nuk ishte i ndarë, por kishte gruan me tre fëmijë. Një ditë kur u grindëm, telefonova të ëmën dhe i kërkova ndihmë. Por ajo u çudit dhe më pyeti – “kush jeni ju? Djali ka grua dhe fëmijë që e presin”. Ndërkohë Sh. iku në Kosovë me pretekstin se kishte gjashtë vite që nuk kishte takuar ish-gruan. Aty filloi hapur fare të më kërkojë para që t’ia nisja me postë. I dërgova 1700 euro, nuk mundesha më tepër. Sh. nisi nga presionet, më mori në telefon dhe kërcënoi. “Më dërgo më shumë para, përndryshe fotografitë e tua do ia tregoj babait dhe ish-burrit”, më thoshte”, rrë rrefen D.

Sipas materialeve të administruara, pas shumë presioneve dhe kërcënimeve për të fituar sa më shumë para nga e dashura, D. i bëri bllok në Facebook dhe Instagram. Në fashikull gjendet edhe biseda mes ish-burrit dhe të dashurit kosovar, i cili pasi i tregon për fotot intime me D. ai i përgjigjet “Ku e gjen të drejtën që më shkruan? Ç’më duhet mua, ish-gruaja ka jetën e saj”.

I konsideruar si përndjekës nga policia, 40-vjeçari përshkruhet nga ish e dashura edhe si një mashtrues që përfitoi prej saj shuma parash.

Marrë nga GazetaSi

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korovari kercenon te dashuren korovari kercenon te dashuren

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni