Rajoni

Me batuta e të qeshur, Rama dhe Vuçiç bëjnë xhiro në Serbi, nuk mungojnë komplimentat: Edi është njëshi (VD)

Teksa ndiqeshin nga kamerat e gazetarët nuk kanë munguar as batutat mes tyre, ku presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i ka kursyer komplimentet ndaj kryeministrit Edi Rama.

SERBI- Liderët e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë bërë një xhiro në shëtitoren e Novi Sad pas takimi për “Shengenin e vogël.”

Teksa ndiqeshin nga kamerat e gazetarët nuk kanë munguar as batutat mes tyre, ku presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i ka kursyer komplimentet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një moment gazetarët që ndjekin zyrtarët e lartë e pyesin Vuçiçin se çfarë do të thoshte ky takim për Ballkanin, ndërsa ai i është përgjigjur: “Edi is the guy…” (Edi është i pari/i madhi).

Më pas fjalën e ka marrë Rama, i cili pasi qesdh me batutën e Vuçiç sqaron të gjithë takimin.

“Është mahnitëse që jemi të gjithë këtu, duke u përpjekur të çojmë përpara atë që është thënë shpeshherë në raste të ndryshme së bashku me miqtë tanë europianë,”-tha Rama.

Krijimi i një “Shengeni ballkanik” qarkullon prej vitesh, por Kosova dhe Mali i Zi e kundërshtojnë ashpër me pretendimin se do të rikthehet ish-Jugosllavia. Një bashkim i ngjashëm u bë pa kohë me rrjetin telefonik, me faturimin e roaming. Brenda disa vitesh, vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë tarifa.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment