Politike

‘Më avash se Breshka’, Tahiri thumbon politikën: Iu shmangën drejtësisë me shtyrje, unë kërkoj drejtësi (FOTO)

Saimir Tahiri reagon sërish pas vendimit për të vijuar procesin në 10 shtator 2019.
Featured image of article: ‘Më avash se Breshka’, Tahiri thumbon politikën: Iu shmangën drejtësisë me shtyrje, unë kërkoj drejtësi (FOTO) Fotoja e publikuar nga Saimir Tahiri

TIRANE– Pas vendimit të gjykatës për të pranuar gjykimin e shkurtuar, ish-ministri Saimir Tahiri e krahason gjyqin në ngarkim të tij, me lëvizjen e breshkës. Në një postim në rrjetet sociale, ish-ministri thotë se politikanët iu shmangën drejtësisë mes shtyrje, ndërsa ai kërkon që të mos i shtyhet gjyqi.

“Me avash se Breshka… U shty perseri, kesaj radhe se eshte gushti perpara, e gushti eshte pushim 😳😳😳 Nje mal me politikane i jane shmangur drejtesise me shtyrje. Se kjo histori filloi me burra me mustaqe e perfundoi me burra me botox e flokelyer.  Ndersa une kerkoj te mos shtyhet! Vetem kaq! Drejtesi!  Kur kjo zvarritje ndodh me mua qe kam mundesi te flas para mediave, vaj halli c’ndodh me njerezit qe ulerasin per drejtesi e nuk degjohen. P.S. Me gjithe respektin per breshken…”-shkruan Tahiri.

Postimi i Tahirit në rrjetet sociale:

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-ministrin Saimir Tahiri. Seanca e radhës për Tahirin do të zhvillohet më 10 shtator, afat që i është lënë prokurorisë për të përgatitur pretencën. Tahiri, i nervozuar me akuzën: Për ju është procedurë, për mua gjithë jeta.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment