Showbiz

Me atlete dhe flokë të pakrehur, Arbana organizoi darkën për librin e saj, Eduarti i bën urimin unik: Ti je një njeri që e meriton suksesin(FOTOT)

Në urimin e tij për Arbanën pas për përfundimit të librit, partneri i saj, Eduarti ka vetëm dy fjalë: Në qotë se ka  njeri që e meriton suksesin, je ti.
Featured image of article: Me atlete dhe flokë të pakrehur, Arbana organizoi darkën për librin e saj, Eduarti i bën urimin unik: Ti je një njeri që e meriton suksesin(FOTOT) Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani

TIRANË- Pas çdo fotoje që Arbana poston, video apo edhe në librin e sapo botuar ‘Receta për 5 minuta’, qëndron partneri i saj, e njëkohësisht  regjizori i njohur Eduart Grishaj.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ku Arbana kishte organizuar një darkë për miqtë e saj që e ndihmuan në çdo hap të librit, moderatorja ka gatuar personalisht për 30 të  ftuarit, ndërsa Eduarti sërish ka qëndruar pas  kameras duke e regjistruar partneren  e tij.

E në këto  momente Arbana  teksa shfaqet duke gatuar, me një  veshje sportive, atlete dhe flokët  e pakrehura i thotë: Nuk u lodhe duke xhiruar, hajde ndimo noj gjë, përziej  ndonjë supë, bëj diçka.

Ndërkohë nga ana tjetër Grishaj përmes një  postimi në Instastory e ka uruar Arbanën për librin, ashtu siç e uroi edhe  kjo e fundit për filmin  që ai realizoi.

Krahas fotos së Arbanës regjizori shkruan: Në qotë se ka  njeri që e meriton suksesin, je ti. Ndërsa e shoqëron urimin edhe me një zemër të kuqe.

A.C/Dosja.al

Shto Koment