Aktualitet

Me arrest shtëpie por dilnin natën e vidhnin, policia arreston 2 persona në Durrës. Në pranga dhe një shofer i dehur dhe 62-vjeçari që dhunonte bashkëshorten

Po ashtu bëhet me dije se janë arrestuar dhe dy persona të cilët ishin në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por dilnin gjatë natës dhe kishin kryer disa vjedhje.
Featured image of article: Me arrest shtëpie por dilnin natën e vidhnin, policia arreston 2 persona në Durrës. Në pranga dhe një shofer i dehur dhe 62-vjeçari që dhunonte bashkëshorten Foto ilustruese

DURRËS- Policia e Durrësit njofton se gjatë natës janë arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat blutë e qytetit të Durrësit shprehen se kanë proceduar penalisht një 34-vjeçar për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Po ashtu bëhet me dije se janë arrestuar dhe dy persona të cilët ishin në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por dilnin gjatë natës dhe kishin kryer disa vjedhje. Ndërkohë mësohet se janë vënë në pranga dhe dy shtetas të tjerë, për dhunë në familje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Procedohet penalisht një 34-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”. Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kryenin vjedhje gjatë natës, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Vihen në pranga dhe dy shtetas të tjerë, për dhunë në familje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në servisin e tij për lyerje mjetesh, u konstatua se shkaktonte ndotje të ajrit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasit M. P., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 07.08.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit P. N., ku kanë marë 30.000 lekë. Gjithashtu këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.08.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit A. D., 18 vjeç dhe E. Zh., 16 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Shtetasit M. P. dhe A. Gj., me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ishin me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por e kishin thyer atë duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe përshkallëzimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 62 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 44 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur, në masë 0.81 mg/l mjetin tip “Ford” është përplasur me mjetin tip “Kia”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dojsa.al)

Shto Koment